☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,570 ▲ +0.01% ETH $2,407 ▼ -0.67% XRP $1.2993 ▼ -0.46% SOL $103.6600 ▼ -0.77%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

I refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për Kryeprokuror

Gjykata Administrative ka refuzuar kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për caktimin e masës së sigurisë me të cilën synohej pezullimi i konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit deri në përfundimin e konfliktit administrativ të iniciuar kundër Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

“Gjykata Administrative-Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendimin AP.nr.90/2026 të datës 05.06.2026, ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e paditësit B.I., me të cilën ishte kërkuar caktimi i masës së sigurisë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK.nr.268/2026 i datës 18.05.2026 për shpalljen e konkursit publik për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, deri në vendosjen përfundimtare në konfliktin administrativ”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka vlerësuar se paditësi nuk ka arritur të dëshmojë ekzistimin e rrezikut për shkaktimin e një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm, si kusht për caktimin e masës së sigurisë. Po ashtu, është konstatuar se vendimi i kontestuar ka të bëjë me hapjen e procedurës së konkursit publik dhe nuk përbën vendim përfundimtar për përzgjedhjen apo emërimin e ndonjë kandidati.

“Në vendimmarrje është marrë parasysh edhe interesi publik që lidhet me funksionimin e rregullt dhe efektiv të sistemit prokurorial, duke vlerësuar se pezullimi i procedurës së konkursit në këtë fazë nuk është i arsyeshëm. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 7 (shtatë) ditësh nga dita e pranimit të tij, në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.