I vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën 2 bashkëshortët! Arrestohet autori në Tiranë
Dy persona kanë humbur jetë tragjikisht pasi një 35-vjeçar i vuri zjarrin banesës së tyre në Tiranë. Autori mësohet se bashkëjetuesi i vajzës së viktimave teksa 35-vjeçari është vënë në pranga. Policia po vijon hetimet teksa ende nuk dihen arsyet e zjarrvënies që solli këtë ngjarje tragjike.
“Tiranë/Zbardhen autorësia dhe rrethanat e zjarrit, rreth mesnatës, te banesat sociale. I vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, në Shkozë, me pasojë vdekjen e të dy bashkëshortëve, arrestohet menjëherë pas krimit, 35-vjeçari.
Rreth orës 00:30 të datës 14.10.2026, menjëherë pas njoftimit për zjarr te banesat sociale në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë në lidhje me rastin.
Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspertë kriminalistë dhe ekspertë të rasteve të zjarrvënieve, dyshohet se shtetasi A. I., 35 vjeç, i ka vënë zjarrin njërës prej banesave të këtij kompleksi, konkretisht asaj të shtetasve I. Z., 65 vjeçe dhe A. Z., 68 vjeç, prindër të bashkëjetueses së tij. Si pasojë, humbën jetën në spital, të dy bashkëshortët.
Si rezultat i veprimeve të menjëhershme policore, 35-vjeçari u arrestua menjëherë pas kryerjes së krimit. Hetimi është në vijim, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore, të gjitha rrethanat e këtij rasti. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.