⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,742 ▼ -0.01% ETH $2,237 ▲ +0.39% XRP $1.1581 ▼ -2.48% SOL $89.5200 ▼ -1.15%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

IAEA-ja i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkeljet e Iranit

Bordi i Guvernatorëve i mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara votoi më 9 shtator për ta dërguar Iranin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkelje të detyrimeve të tij në kuadër të mospërhapjes së armëve bërthamore. Kjo është hera e parë në 20 vjet që merret një vendim i tillë.

Bordi prej 35 vendesh i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA) e miratoi rezolutën me 23 vota për, tre kundër dhe tetë abstenime. Rusia, Kina dhe Nigeri votuan kundër.

Rezoluta, e paraqitur nga Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, shprehu “shqetësim të thellë” për mospërputhjen e vazhdueshme të Iranit dhe i bëri thirrje Teheranit të bashkëpunojë me IAEA-n dhe të angazhohet në bisedime që synojnë të dëshmojnë natyrën paqësore të programit të tij bërthamor.

Si palë në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, Irani është i detyruar, në bazë të një marrëveshjeje për masa mbrojtëse me IAEA-n, t’i lejojë agjencisë të verifikojë materialet bërthamore të deklaruara nga vendi.

IAEA-ja nuk ka pasur qasje në objektet kryesore bërthamore iraniane që nga sulmet izraelite dhe amerikane në qershor të vitit 2025, duke bërë që të jetë i paqartë fati i rreth 440 kilogramëve uranium të pasuruar në nivelin 60 për qind.

Uraniumi i pasuruar në nivelin 60 për qind është një nivel shumë afër pastërtisë prej 90 për qind, që konsiderohet nivel i përshtatshëm për armë bërthamore.

Irani pretendon se programi i tij bërthamor është për qëllime civile, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e kanë akuzuar që një kohë të gjatë Teheranin se po synon të krijojë kapacitet për armë bërthamore.

Objektet bërthamore iraniane janë shënjestruar gjithashtu në luftën e fundit amerikano-izraelite me Iranin, duke i komplikuar më tej përpjekjet e IAEA-së për të monitoruar programin bërthamor të Republikës Islamike.

Ambasadori i Iranit në OKB në Vjenë, Reza Najafi, e hodhi poshtë rezolutën, duke e cilësuar si një “mjet politik”, dhe duke thënë se Teherani do të bashkëpunojë vetëm “në masën që e lejojnë rrethanat dhe siguria”.

Çdo masë ndëshkuese nga Këshilli i Sigurimit ka gjasa të përballet me kundërshtimin e aleatëve të Iranit, Rusisë dhe Kinës, të cilat kanë të drejtën e vetos.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.