🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.84 ▲0.4%
ARI 4,479 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,280 ▲ +1.7% ETH $1,905 ▲ +0.55% XRP $0.9989 ▼ -0.13% SOL $75.7900 ▲ +0.74%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.84 ▲0.4 % ARI 4,479 ▲0.11 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.84 ▲0.4 % ARI 4,479 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Arte

ICAE 2026 në Universitetin e Arteve, rëndësia e kërkimit artistik dhe forcimi i bashkëpunimeve akademike rajonale…

Kërkimi shkencor dhe artistik, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe nxitja e dialogut ndërdisiplinor mbi sfidat dhe zhvillimet bashkëkohore të arteve, në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Artet dhe Edukimin ICAE 2026, e organizuar nga Universiteti i Arteve në Tiranë. Konferenca që këtë vit zhvilloi edicionin e dytë në Universitetin e Arteve solli në fokus fusha si muzikologjia, trashëgimia kulturore, teatri, aktrimi, etj, duke bërë bashkë pedagogë, studiues, artistë dhe doktorantë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Italia dhe Greqia. Universiteti i Arteve shprehet se Konferenca e Dytë Ndërkombëtare mbi Artet dhe Edukimin ICAE 2026, u zhvillua më datat 11-12 qershor, duke konfirmuar konsolidimin e saj si një platformë e rëndësishme akademike dhe artistike për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave bashkëkohore në fushën e arteve dhe edukimit. Punimet u zhvilluan në sesione të dedikuara muzikës, trashëgimisë kulturore, edukimit, teatrit, aktrimit, koreografisë, arteve pamore dhe ndikimit të inteligjencës artificiale në art e kërkimin shkencor.

Ndërsa sipas Universitetit të Arteve, diskutimet evidentuan dhe rëndësinë e kërkimit artistik si pjesë integrale e procesit krijues. “Konferenca kishte për qëllim promovimin e kërkimit shkencor dhe artistik, fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe nxitjen e dialogut ndërdisiplinor mbi sfidat dhe zhvillimet bashkëkohore të arteve. Një vëmendje e veçantë iu kushtua procesit të krijimtarisë artistike, duke analizuar mënyrat se si artistët ndërtojnë konceptet, zhvillojnë gjuhën e tyre krijuese dhe ndërveprojnë me teknologjitë, kontekstet sociale dhe trashëgiminë kulturore në praktikat e tyre. Diskutimet evidentuan rëndësinë e kërkimit artistik si pjesë integrale e procesit krijues, si dhe rolin e eksperimentimit, reflektimit kritik dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor në zhvillimin e veprave bashkëkohore”, thuhet rreth konferencës këtë vit që bëri pjesëmarrës pedagogë, studiues, artistë, etj.

Prezantimi i rreth 95 punimeve shkencore

Përgjatë dy ditëve të konferencës, u prezantuan rreth 95 punime shkencore nga rreth 105 pjesëmarrës. Konferenca e 2-të Ndërkombëtare mbi Artet dhe Edukimin, ICAE- 2026, “Krijimtaria, Trashëgimia dhe Edukimi Artistik në Kohën e Teknologjisë” trajtoi një gamë të gjerë temash, nga arti pamor dhe performanca skenike, te kinematografia, muzika dhe edukimi artistik, duke eksploruar ndikimin e teknologjisë, format e reja të shprehjes dhe sfidat e krijuesit bashkëkohor. Ndër të tjera sipas UA-së, konkluzionet theksuan edhe forcimin e kërkimit mbi trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve akademike në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

“Konkluzionet e sesioneve theksuan nevojën për një ndërveprim më të madh midis traditës dhe inovacionit, zgjerimin e përdorimit të teknologjive digjitale dhe inteligjencës artificiale në proceset krijuese dhe studimore, forcimin e kërkimit mbi trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve akademike në nivel rajonal dhe ndërkombëtar”, thuhet rreth konferencës nga UA. Konferenca që u zhvilluan në edicionin e dytë përbën edhe një nga aktivitetet e rëndësishme në Universitetin e Arteve në Tiranë këtë vit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.