Ide për një ushtri të përbashkët në Evropë
Me këtë ushtri Evropa mund të reagojë në mënyrë të besueshme ndaj ndonjë kërcënimi të paqes në një shtet anëtar ose në një vend fqinj të BE-së.
Në kuadër të konfliktit me Rusinë, Presidenti i Komisionit të BE-së, Zhan-Klod Junker u shpreh për krijimin e një ushtrie të përbashkët në Evropë. Me këtë ushtri Evropa mund të reagojë në mënyrë të besueshme ndaj ndonjë kërcënimi të paqes në një shtet anëtar ose në një vend fqinj të BE, tha Juncker për gazetën “Welt am Sonntag” (08.03). Përfaqësuesit e koalicionit qeveritar gjerman e mbështesin këtë ide.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen (CDU)
tërhoqi vëmendjen për bashkëpunimin ushtarak tashmë në rritje midis shteteve evropiane dhe tha se: “Është mirë të kemi një ushtri të fortë evropiane për ta bërë të qartë se ne jemi të vendosur për të mbrojtur të drejtat e njeriut në botë, dhe veçanërisht për të mbrojtur paqen.”
Social-demokrati Hans-Peter Bartels tha: “Kur kemi arritur te një ushtri evropiane apo struktura më të mira të mbrojtjes evropiane, gjë që do të bëhet gradualisht, kjo do të ishte një shtyllë evropiane e NATO-s.”
Kurse Christine Buchholz, nga partia opozitare E Majta, e kritikoi idenë e Zhan-Klod Junkerit. Ajo tha: “Z. Juncker godet në këtë mënyrë hapur përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore apo një zgjidhje deeskalimi.”