☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,014 ▼ -2.27% ETH $2,189 ▼ -2.27% XRP $1.3255 ▼ -1.3% SOL $81.8100 ▼ -2.84%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Idrizi: Greqia të kërkojë falje për gjenocidin ndaj çamëve

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në fjalën e mbajtur në seancën plenare të kësaj të enjteje kërkoi një shpjegim në lidhje me arsyet e vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Shqipëri. Idrizi theksoi se Greqia së pari duhet të heqë dorë nga ligji i luftës dhe të kërkojë falje për gjenocidin ndaj çamëve.

“Kam vendosur të flasë sot për një arsye kryesore. Për pak ditë ministri i Jashtëm i Greqisë do vizitojë Shqipërinë. Nuk dua të helmoj atmosferën midis dy vendeve tona, por intimidimi në kompleks nuk na ka ndihmuar që të kalojmë këto probleme”, deklaroi Idrizi.

Duke u shprehur i vetëdijshëm për për rëndësinë e marrëdhënieve me fqinjin tonë, kreu i PDIU vlerësoi se, çështja çame është një çështje që duhet zgjidhur.

“Greqia në mënyrë të paprecedentë mbajti jo thjesht ligjin e luftës, por edhe gjendjen e luftës. Pse është mbajtur në këmbë ligji i luftës? Pasi ka dashur të mbajë jugun e Shqipërisë, të bllokojë pronat e shqiptarëve edhe pas nënshkrimit të traktit të miqësisë rreth 20 vjet më parë, Athina mbajti sërish ligjin e luftës”, tha Idrizi.

Përveç kësaj, vijoi ai, qeveria e Athinës nuk lejon lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Çamërisë. “Greqia nuk spastroi vetëm shqiptarët e Çamërisë, por edhe sllavët dhe hebrenjtë. Ne nuk kërkojmë asgjë anti-historike. Ne kemi pasur njësitë tona partizane në Greqi dhe batalionin ‘Çamëria’ në Shqipëri. Greqia duhet të heqë dorë nga ligji i luftës dhe të kërkojë falje për gjenocidin ndaj çamëve, të cilët nuk hyjnë dot as sot në Greqi, sepse në pasaportën e tyre është shkruar ‘Çamëri’”, deklaroi Idrizi.

Bushati: Gati për çdo komunikim që nuk cënon marrëdhëniet tona

Në përgjigje të deklaratës së kreut të PDIU, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh i gatshëm për çdo lloj komunikimi lidhur me këtë çështje, që nuk cënon marrëdhëniet tona diplomatike.

“E vlerësoj kontributin tuaj politik, qytetar, individual dhe të gjitha dijet e akumuluara ndër vite të njerëzve të komunitet çam. Ky 45-vjetor i rivendosjes së marrëdhënieve me Greqinë është rast i mirë për të vlerësuar marrëdhëniet aktuale dhe për të vendosur sfidat e ardhshme. Unë jam i  gatshëm për çdo lloj komunikimi që nuk cënon marrëdhëniet tona diplomatike”, tha Bushati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.