☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 103.00 ▲3.37%
ARI 4,470 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $65,889 ▼ -0.8% ETH $1,985 ▼ -0.57% XRP $1.3267 ▼ -0.47% SOL $81.3200 ▼ -0.94%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 103.00 ▲3.37 % ARI 4,470 ▼1.21 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 103.00 ▲3.37 % ARI 4,470 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Idrizi: Konispoli të jetë vendi i bashkëjetesës, fjalimi i Ramës ishte brilant

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka përshëndetur fjalimin e mbajtur dje nga kryeministri, Edi Rama në Konsispol.

Idrizi bëri thirrje që vota më 21 qershor të jetë kundër përçarjes dhe pro bashkëjetesës, çka arrihet vetëm nëpërmjet votës për kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Evropiane.

“Përshëndes kryeministrin Rama në një fjalim brilant në Konispol, i cili sot iu drejtua të gjithë qytetarëve që të jenë të gjithë bashkë e të kuptojnë se Konispoli nuk mund të jetë transferimi i konflikteve etniko-fetare siç ka qenë Himara. Por, Konispoli duhet të jetë vendi i bashkëjetesës myslimanë, ortodoksë e katolikë. Vendi i bashkëjetesës së minoritarëve, shqiptarëve të Çamërisë e të gjithë atyre që janë në shtëpitë e tyre në Konispol dhe denoncoj të gjithë ata që duan ta kthejnë Konispolin në vatër konfliktesh”, u shpreh Idrizi gjatë një takimi elektoral në Patoz.

“Dua ta perifrazoj: në Konispol, minoritarët janë në shtëpinë e tyre, kurse ne të gjithë bashkë jemi në oborrin tonë, në oborrin e të gjithë shqiptarëve dhe shqiptarët e Çamërisë kanë respektuar dhe do të respektojnë gjatë gjithë jetës së tyre këdo. Mos votoni për përçarjen, por votoni për kandidatin e ASHE-së”, apeloi ai.

Kryetari i PDIU-së më tej u shpreh se, PDIU është një forcë bashkuese për të gjithë shqiptarët. Ai bëri thirrje të votohet për këtë parti, për të ngritur zërin kombëtar dhe për të zbatuar një program konkret dhe dinjitoz në bashkitë e reja të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.