☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.81 ▲3.18%
ARI 4,482 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,010 ▼ -0.55% ETH $1,984 ▼ -0.53% XRP $1.3276 ▼ -0.45% SOL $81.4100 ▼ -0.79%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.81 ▲3.18 % ARI 4,482 ▼0.94 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.81 ▲3.18 % ARI 4,482 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Idrizi: PDIU, një parti mbarëkombëtare që afron çdo shqiptar patriot, votoni nr. 34

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet zhvilloi takimin elektoral në njësinë nr. 7 në Tiranë, përpara qindra simpatizantëve. Takimi u çel me prezantimin e programit të PDIU-së për pushtetin vendor, të hartuar nga një grup studiuesish të rinj që kanë përfunduar në universitete prestigjoze të huaja gradat shkencore.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, theksoi se PDIU është tashmë një parti mbarëkombëtare dhe e madhe, e cila ka afruar në gjirin e saj çdo shqiptar patriot.

“Unë jam i bindur se me mbështetjen tuaj, duke na dhënë forcë, ne do të kemi një rezultat spektakolar në të gjithë Tiranën dhe në të gjithë Shqipërinë. Unë jam i bindur për këtë prej asaj që shoh çdo ditë, sepse ne e kemi kapërcyer tashmë idenë e partisë së vogël, idenë e partisë së çështjes çame. Sot, ne jemi parti e të gjithë shqiptarëve nga Dibra, Kukësi, Tropoja, Konispoli e kudo që ka dhe rreh zemër shqiptari. Ka qenë pikërisht ky vokacion kombëtarist për t’i parë shqiptarët bashkë, që e ka bërë Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet një parti të madhe e të fuqishme, ku çdo ditë afrohen njerëz që kanë të njëjtin mendim me ne, njerëz që mendojnë se besimi te Zoti, dinjiteti, integriteti është ajo çka janë themelore në jetën e njeriut dhe në veçanti në rrjedhat e një kombi, siç është kombi shqiptar”, tha Idrizi.

Ai theksoi se, kauza e PDIU-së është një kauzë e drejtë dhe mbarëkombëtare. Ndaj, i bëri thirrje çdo qytetari të Tiranës të përkrahë PDIU-në, duke e votuar nr. 34 më 21 qershor. “Kauza jonë është një kauzë e drejtë, është një kauzë që e përqafojnë çdo ditë shqiptarët, është një kauzë e çdo shqiptari. që e do kombin, që e do Atdheun, që e do pronën, do vlerat e familjes dhe mbi të gjitha do besimin në Zot. Do të doja t’ju kërkojë me shumë sinqeritet të votoni listën e kandidatëve tanë, të votoni listën e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të votoni nr. 34, sepse ne kemi djem dhe vajza që do të dinë të përgjigjen me besim dhe me mirëbesim votës tuaj”, tha Idrizi.

PDIU kandidon në Tiranë me një listë të plotë për anëtarë të Këshillit Bashkiak. Lista kryesohet nga Vjollca Braho dhe Arjan Çukaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.