Kronika
Igumenicë, greku furnizohej me drogë nga Shqipëria, i ikën policisë
Një sasi prej 65 kilogramë marijuanë nga Shqipëria, e cila po transportohej për në Greqi është sekuestruar në kufirin greko-shqiptar.
Në fshatin Nerajdha në Igumenicë policia greke i ka bërë shenjë për të ndaluar një mjeti, por drejtuesi nuk i është bindur, duke shtuar më tej shpejtësinë.
Shoferi pasi i është larguar policisë ka braktisur mjetin dhe gjatë kontrollit janë gjetur 65 kilogramë dorgë.
Mësohet se shetasi grek i cili po drejtonte makinën ishte furnizar me drogë nga disa shtetas shqiptarë në kufirin e gjelbër.
Policia Helene ka identifikuar drejtuesin e mjetit, 35-vjeçarin grek dhe është në operacion për kapjen e tij.