Teknologji

iKettle, ibriku që komandohet nga telefoni

Pse duhet të shkosh në kuzhinë për të vënë ibrikun të zjejë, kur mund ta bësh shumë mirë këtë punë nga telefoni? iKettle wi-fi është ibriku i ri i cili komandohet me anë të një aplikacioni në telefon.

Kjo pajisje është testuar nga gazetari i The Guardian, Rhik Samadder. “Të zjesh ujë në ibrik harxhon shumë energji, por nuk e di nëse vajtja deri në kuzhinë do të kursente këtë energji”, shkruan ai.

Si fillim, Samadder është munduar të bëjë lidhjen e telefonit me sistemin wi-fi të ibrikut. Duke përdorur vendndodhjen e telefonit, apo aplikacionin e alarmit, iKettle do t’ju japë ujë të sapozier kur të ktheheni nga puna, apo kur të zgjoheni nga gjumi, për të përgatitur kafenë apo çajin tuaj. Madje, ajo e mban ujin të nxehtë derisa ju të jeni gati.

Por, vijon Samadder për të punuar ibriku duhet që telefoni të lidhet me wi-fi e tij. Dhe kjo punon! Megjithatë, ai ka disa kritika për këtë produkt. Së pari, nuk ka valë të gjatë veprimi. Së dyti, thotë Samadder, emailet vijnë me probleme në telefon, pasi wi-fi është i lidhur me ibrikun.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button