Politika

“Ilaçet”, Çuçi: Qeveria e gatshme të luftojë korrupsionin

Ministri për Çështjet Vendore dhe Koordinatori Kombëtar në luftën kundër korrupsionit pranë kryeministrit, Bledi Çuçi, ka përshëndetur reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme pas arrestimeve të fundit në lidhje me skandalin e rimbursimit të ilaçeve.

Çuçi tha se “qeveria është e angazhuar të luftojë korrupsionin. Inkurajojmë prokurorinë që të hetojë të gjithë zyrtarët e administratës publike, çfarëdo niveli qeverisës që ata kanë qenë në të shkuarën dhe aktualisht. Kultura e pandëshkueshmërisë nuk do të ketë vend në qeverinë dhe vendin tonë.

Ky rast, tregon edhe një herë, se mes një bashkëpunimi me institucionet ligjzbatuese, do të kemi rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit”, – përfundoi Çuçi, i cili theksoi se dëmi financiar në këtë skndal është në shifra të mëdha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button