🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,552 ▼0.45%
DOW 51,462 ▼1.21%
NASDAQ 25,978 ▼0.01%
NAFTA 100.73 ▼1.66%
ARI 4,365 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,255 ▲ +0% ETH $2,433 ▲ +0.49% XRP $1.2952 ▼ -0.11% SOL $99.8100 ▲ +1.77%
S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 100.73 ▼1.66 % ARI 4,365 ▼0.52 % S&P 500 7,552 ▼0.45 % DOW 51,462 ▼1.21 % NASDAQ 25,978 ▼0.01 % NAFTA 100.73 ▼1.66 % ARI 4,365 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Kronika

“Ilaçet e skaduara nuk përdoren”

Ndonëse është krijuar një dëm financiar në vlerën e afro 480 milionë lekëve për shkak të barnave të skaduara në harkun kohor prej 10 vitesh, drejtues të Qendrës Spitalore Unversitare garantojnë se këto barna nuk përdoren për pacientët.
Sistemi elektronik që është ngritur sinjalizon për çdo datë skadence të barnave që gjenden në farmacinë e qendrës më të madhe spitalore në vend.

Daniela Nika, zv/drejtore e QSUT-së, shprehet: “Barnat të cilat disponohen në farmacinë e QSUT-së janë totalisht të sigurta dhe nuk është vërtetë që përdoren te pacientët. Barnat e skaduara, në bazë të ligjit, janë të izoluara në ambiente të caktuara”.

Në stokun e barnave të skaduara gjenden lloje të ndryshme si antibiotikë, kimioterapi të ndryshme, barna të tjera të kushtueshme si dhe pajisje mjekësore, duke filluar nga dorezat e mjekëve. Me ndryshimin e ligjit të farmaceutikës, shpjegon zonja Nika, barnat e skaduara duhet të asgjësohen sipas një procedure të caktuar dhe se tenderat e hapur për këtë qëllim kanë dështuar disa herë.

“Për të gjitha barnat që skadojnë është e detyrueshme që menjëherë të largohen nga përdorimi dhe të zëvendësohen me të njëjtin preparat, në të njëjtën sasi që skadon. Ne kemi marrë të gjitha masat që ato të mbahen në depo të veçantë dhe kemi bërë shpesh procedura të prokurimit publik për asgjësimin e këtyre barnave. Për fat të keq, ato kanë dështuar”, shpjegon Nika.

Operatorët që kanë marrë pjesë në tendera nuk kanë plotësuar të gjitha kriteret, pasi disa barna, siç janë kimioterapitë, duhen dërguar në vende të BE-së për t’u asgjësuar, gjë që nuk është marrë përsipër nga ofertuesit në tender.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.