☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,372 ▼1.62%
DOW 45,177 ▼1.7%
NASDAQ 20,961 ▼2.09%
NAFTA 99.77 ▲5.6%
ARI 4,551 ▲3.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,988 ▼ -3.83% ETH $1,994 ▼ -2.74% XRP $1.3282 ▼ -1.47% SOL $82.7200 ▼ -3.58%
S&P 500 6,372 ▼1.62 % DOW 45,177 ▼1.7 % NASDAQ 20,961 ▼2.09 % NAFTA 99.77 ▲5.6 % ARI 4,551 ▲3.23 % S&P 500 6,372 ▼1.62 % DOW 45,177 ▼1.7 % NASDAQ 20,961 ▼2.09 % NAFTA 99.77 ▲5.6 % ARI 4,551 ▲3.23 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

ILDKP, masa administrative për gjashtë zyrtarë

ILDKP-519x350Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave vijon punën për rakordimin e dorëzimit në afat të dokumentit zyrtar “Deklaratë e Interesave Private”. Gjatë këtyre ditëve ai ka konstatuar 6 zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët janë në shkelje të afateve të dorëzimit të deklaratës së interesave private.

ILDKP sqaron se zyrtarët që u ndëshkuan me masa administrative janë të niveleve të ndyshme si: Shtjefën Lleshi, ish – Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Gëzim Ukperaj, ish – Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Kukës, Bernard Capa, ish – Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Dibër, Grespin Lilaj, ish – Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës, Albano Çepele, ish – Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Taulant Kurti, ish – Inspektor Hetimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

ILDKP shpjegon se “në zbatim të nenit 40, pika 1 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, sipas të cilit: “Për mosdeklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrim për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100.000 (njëqind mijë) lekë”. Inspektori i Përgjithshëm, përmes vendimeve të posaçme, vendosi masën administrative “Gjobë” për subjektet deklarues që rezultuan të mos kenë dorëzuar deklaratën e interesave private.

“Në lidhje me masën administrative të zbatuar ndaj secilit subjekt, Inspektorati i Lartë ka njoftuar zyrtarin, subjekt deklarimi, si dhe institucionin epror”, thuhet ne deklaratë e ILDKP.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.