🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,603 ▲0.71%
DOW 46,471 ▲0.75%
NASDAQ 22,002 ▲1.11%
NAFTA 88.51 ▼4.16%
ARI 4,545 ▲3.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,415 ▲ +2.11% ETH $2,181 ▲ +2.26% XRP $1.4203 ▲ +1.48% SOL $92.4000 ▲ +3.13%
S&P 500 6,603 ▲0.71 % DOW 46,471 ▲0.75 % NASDAQ 22,002 ▲1.11 % NAFTA 88.51 ▼4.16 % ARI 4,545 ▲3.24 % S&P 500 6,603 ▲0.71 % DOW 46,471 ▲0.75 % NASDAQ 22,002 ▲1.11 % NAFTA 88.51 ▼4.16 % ARI 4,545 ▲3.24 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Ilir Meta nesër niset për një vizitë 2 ditore në Greqi

Me ftesë të kryetarit të parlamentit helen Nikos Voutsis, një delegacion shqiptar i drejtuar nga kryeparlamentari shqiptar Ilir Meta zhvillojnë nga nesër një vizitë 2 ditore në shtetin fqinj.

Kryetari i parlamentit shqiptar Meta do të shoqërohet nga një grup deputetësh të partive të ndryshme të parlamentit shqiptar.

Meta do të takohet me homologun e tij Voutsis, me kryeministrin Aleksis Cipras si dhe me kreun e partisë opozitare “Demokracia e Re” me Qiriako Misotakis.

Meta ditën e hënë në mbrëmje ora 18.00 do bëjë një takim me përfaqësues të emigrantëve shqiptarë.

Deputeti, Fatmir Toçi, i cili është pjesë e delegacionit thotë se në këtë vizitë Meta dhe delegacioni shqiptar do të takohen me përfaqësuesit më të lartë shtetërorë dhe politik.

Toçi: Nga nesër një delegacion i Kuvendit te Shqipërisë, pjesë e të cilit kam kënaqësinë dhe nderin të jem, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta do të jetë në një vizitë zyrtare në Parlamentin Grek. Në programin e vizitës janë parashikuar takime të nivelit më të lartë politik e shtetëror të Greqisë, me kryetarin e Kuvendit, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, ministrin e Jashtëm, kryetaret e partive parlamentare etj.”

Deputeti socialist shton më tej se temë e bisedime do të jetë jo vetëm forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe çështjet e nxehta të cilat kërkojnë zgjidhje.

Toçi: Në tryezat e bisedimeve vullneti i të dy palëve për forcimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat dhe mbështetjen reciproke, por edhe diskutimi i problemeve konkrete të vjetra e aktuale, zgjidhja e te cilave do t’i çoje më përpara dhe forcojë më tej marrëdhëniet aktualisht të mira.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.