Kosova

Deputetët e opozitës bllokojnë seancën parlamentare

Deputetët e partive opozitare në Kosovë kanë bllokuar sërish punimet e Kuvendit, duke mos lejuar nisjen e sencës së caktuar në orën 10:00.

Sapo kryeparlamentari Kadri Veseli është ulur në vendin e tij për të hapur punimet e seancës plenare, deputetët e partive opozitare kanë dalë sërish para foltores së tij dhe nuk kanë lejuar nisjen e seancës.

Pas diskutimeve me përfaqësuesit e partive që bllokuan foltoren e Kuvendit, kryeparlamentati Veseli tha se do ta ndërpresë seancën pasi nuk dëshiron që gjatë kohës që ai e drejton Kuvendin të thërrasë grupin e sigurimit dhe t’i largojë me dhunë deputetët opozitarë nga salla.

Në emër të deputetëve opozitarë, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje tha se nuk do të lejojnë mbajtjen e seancave derisa kryeministri Isa Mustafa ta tërheqë nënshkrimin nga marrëveshjet me Serbinë.

Ndërkohë, grupi parlamentar i PDK ka mbështetur idenë e Veselit për ndërprerje të seancës dhe ka inkurajuar thirrjen e një takimi të Kryesisë për të gjetur një rrugëzgjidhje.

Ndërsa deputetët e LDK-së i kërkuan Veselit që të krijojë kushte dhe seanca të vazhdojë. I ndodhur para propozimeve të ndryshme, Veseli caktoi një ndërprerje prej 30 minutash për të vendosur për hapat e mëtejmë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button