☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,773 ▲ +0.61% ETH $2,155 ▲ +1.04% XRP $1.4496 ▼ -0.14% SOL $90.2200 ▲ +1.44%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Importet e birrës rriten me 44%, prodhuesit, po konkurrohemi nga birra “Peja”

Stefan Pinguli: “Nuk ka qenë kurrë më parë kështu. Biznesi është në klimë tmerri. Barra fiskale është rritur 50 për qind, por nga ana tjetër kontrollet nga të gjitha llojet janë rritur me 100. Plus politikat e gabuara të qeverisë në disfavor të prodhimit vendas. Situata është alarmante 40 për qind e bizneseve në vend po falimentojnë”

Importet e birrës kanë parë një rritje të pazakonte këtë vit, teksa investimet në prodhimin vendas të produktit u shtuan më 2015. Të dhënat fiskale nga Ministria e Financave tregojnë për një rritje vjetore të importeve me 44 për qind në katërmujorin e parë. Në janar-prill u importuan 7.6 milionë litra birre nga 5.3 milionë në të njëjtën periudhë të 2014.

Operatorë të tregut pohojnë se prodhimi i vendas i birrës është në pozicion të vështirë për shkak të konkurrencës së birrës Peja. Importi i saj është rritur me 20 për qind për shkak se, sipas prodhuesve, Birra Peja paguan akcizë njësoj si birra vendase dhe për më tepër paguan akcizë njësoj edhe për prodhimin mbi 200 hektolitër ndryshe nga birra vendase, duke ofruar kështu çmimin më të lirë për shkak të taksimit favorizues.

Stefan Pinguli, një nga prodhuesit më të hershëm të birrës vendase, ‘Stela” tha se klima e biznesit është rënduar se tepërmi. “Nuk ka qenë kurrë më parë kështu. Biznesi është në klimë tmerri. Barra fiskale është rritur 50 për qind, por nga ana tjetër kontrollet nga të gjitha llojet janë rritur me 100. Plus politikat e gabuara të qeverisë në disfavor të prodhimit vendas. Situata është alarmante 40 për qind e bizneseve në vend po falimentojnë” tha Pinguli.

Barra e taksave duket se po i bën gjithnjë e më pak konkurruese prodhimet vendase në krahasim me ato të importit. Gjithashtu industria përpunuese është vënë në vështirësi. Në këtë trajektore është futur edhe prodhimi i birrës.

importe birra

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.