🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 09 June 2026
S&P 500 7,304 ▼1.38%
DOW 50,447 ▼0.67%
NASDAQ 25,333 ▼2.3%
NAFTA 87.36 ▼4.32%
ARI 4,303 ▼1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $61,025 ▼ -4.44% ETH $1,633 ▼ -3.62% XRP $1.1281 ▼ -3.8% SOL $64.1500 ▼ -4.62%
S&P 500 7,304 ▼1.38 % DOW 50,447 ▼0.67 % NASDAQ 25,333 ▼2.3 % NAFTA 87.36 ▼4.32 % ARI 4,303 ▼1.38 % S&P 500 7,304 ▼1.38 % DOW 50,447 ▼0.67 % NASDAQ 25,333 ▼2.3 % NAFTA 87.36 ▼4.32 % ARI 4,303 ▼1.38 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Politika

Importi i miellit kosovar, Braçe-Batonit: Mbron interesat e një oligarku, ta hajë vetë atë miell

bracebatoniTIRANË/7 Tetor 2014: Çështja e bllokimit të importit të miellit kosovar në Shqipëri ka nxitur debate në distancë mes gazetarit Baton Haxhiu dhe deputetit Erion Braçe. Ky i fundit ka reaguar në rrjetin social ‘facebook;’ lidhur me një letër të të hapur që gazetari Baton Haxhiu i ka shkruar kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.

Deputeti Braçe komenton postimin në Facebook të Geraldo Durdës, një prej miqve të tij në rrjetin social. Në komente deputeti Braçe akuzon gazetarin Haxhiu se po mbron interesat e një oligarku dhe se duhet ta hajë vet atë miell që është ndaluar për të hyrë në Shqipëri.

“Ky tipi ta haje vete atë miell apo bukën me atë miell. Ne hamë miell që se ha kush në Evropë. Niveli minimal i proteinave është 12.5%. Po ju pyes juve, pse duhet të hani një miell me të varfër se kaq? Apo pse duhet të hani bukë prej këtij mielli të varfër? Kush është arsyeja? Patriotizmi? Çlidhje ka? Ky tipi që shkruan ka hallin e parave të oligarkut që mbron, jo të ushqimit të shëndetshëm të fëmijëve të këtij vendi. Se çfarë vendi jemi ne e flasim herë tjetër, por ne s’mund të jemi vendi ku ky tipi dhe oligarkët e tij bëjnë para duke na shitur atë që se shesin tjetër kund”, – shkruan ndër të tjera Braçe.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.