🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 94.67 ▲2.45%
ARI 4,183 ▼3.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $82,922 ▼ -2.22% ETH $2,647 ▼ -2.62% XRP $1.4788 ▼ -3.93% SOL $118.3300 ▼ -4.73%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 94.67 ▲2.45 % ARI 4,183 ▼3.2 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 94.67 ▲2.45 % ARI 4,183 ▼3.2 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Arte

Imzot Rrok Mirdita, figura e shquar e klerit katolik shqiptar që i kushtoi jetën komunitetit

Më 28 shtator të vitit 1939, në Klleznë të Ulqinit, lindi Imzot Rrok Mirdita, personalitet i shquar i klerit katolik shqiptar.

Shkollën e mesme e kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta në teologji dhe filozofi i ndoqi në Zadar dhe Zagreb të Kroacisë.

Më 5 korrik 1965 u shugurua meshtar dhe për disa vite shërbeu pranë besimtarëve vendas. Më pas u dërgua në Nju-Jork, për t’i shërbyer bashkësisë katolike shqiptare në Bronx.

Gjatë viteve të shërbimit në Shtetet e Bashkuara, Imzot Rrok Mirdita dha një kontribut të veçantë në forcimin e jetës fetare dhe komunitare të shqiptarëve. Në vitin 1985 themeloi radioprogramin Zëri i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, ndërsa u angazhua edhe në themelimin dhe zhvillimin e famullive “Zoja e Shkodrës” dhe “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Nju-Jork, SHBA.

Më 24 prill 1993 Imzot Rrok Mirdita u shugurua nga Papa Gjon Pali II si Arqipeshkëv i Durrësit dhe Tiranës dhe u kthye në Shqipëri, ku mori përsipër detyrën e ringritjes së Kishës Katolike pas dekadash diktature dhe ateizmi shtetëror.

Në krye të Kishës Katolike dhe si drejtues i Karitasit Shqiptar, Imzot Rrok Mirdita u angazhua në ndihmën humanitare, në mbështetjen e arsimit, në përkujdesjen ndaj shtresave në nevojë dhe në forcimin e harmonisë e të bashkëjetesës ndërfetare.

U nda nga jeta në Tiranë më 7 dhjetor të vitit 2015.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.