🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.56 ▲5.45%
ARI 4,767 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,217 ▼ -1.04% ETH $2,181 ▼ -3.24% XRP $1.3307 ▼ -3.76% SOL $82.1900 ▼ -2.77%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.56 ▲5.45 % ARI 4,767 ▼0.21 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.56 ▲5.45 % ARI 4,767 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Sporti

Inaugurohen dy fusha në Gjirokastër, Duka: Vazhdojmë të investojmë, kushte më të mira për të rinjtë

Dy fusha të reja futbolli janë inauguruar në qytetin e Gjirokastrës, një investim i realizuar nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë Gjirokastër, në kuadër të projekteve për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e futbollit në komunitet.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, dhe Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, të cilët theksuan rëndësinë e këtij investimi për krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë dhe për zhvillimin e futbollit në qytet.

Presidenti Duka vlerësoi ceremoninë si një dëshmi të bashkëpunimit të suksesshëm dhe vizionit të përbashkët për zhvillimin e futbollit në vend. Kreu i futbollit shqiptar theksoi angazhimin për investime të vazhdueshme në infrastrukturë dhe përmirësimin e kushteve për të rinjtë, në të gjithë vendin.

“Do të doja t’ju falënderoja të gjithëve juve që jeni këtu, për praninë sot, për krijimin e kësaj atmosfere fantastike jo vetëm për mua dhe kryetarin, por për çdokënd në Gjirokastër. Kjo ceremoni që ne bëjmë sot këtu nuk është thjesht për të inauguruar, apo për të treguar fushat, por një mesazh që ne kemi për lojën e futbollit. Një mesazh që ne kemi që të gjithë bashkë jemi në emërues të përbashkët.

Kjo është një lojë që duhet zhvilluar, që është një lojë e bukur, që nuk ka vetëm kompeticionin. Projektet tona do të vazhdojnë për të investuar në infrastrukturë. Uroj që siç kemi bashkëpunim fantastik me Bashkinë e Gjirokastrës, me Kryetarin kryesisht dhe me të gjithë Bashkinë që e ka mbështetur lojën e futbollit, që e do atë, që ka bashkëpunuar me ne në investimin e këtij impianti, mendoj fantastik për kohën në Gjirokastër. Të kemi të tilla bashkëpunime në të gjithë territorin e vendit për t’ju afruar juve dhe bashkëmoshatarëve tuaj kushte sa më të mira loje”, – tha Presidenti Duka.

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, vlerësoi inaugurimin e dy fushave si një investim të rëndësishëm për të rinjtë që synojnë të ndjekin ëndrrën e tyre në futboll. Ai theksoi rolin e sportit si një mjet kyç për edukimin dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe komunitetit.

“Të falënderoj miku im, jo thjesht që po inaugurojmë dy fusha që janë shumë të domosdoshme për ata që pretendojnë të bëhen futbollistë e kanë ëndërr këtë gjë. Futbolli dhe loja është një disiplinë për të rritur shëndetshëm fëmijët tanë, familjet e këtij qyteti, fëmijët e të gjithë qarkut Gjirokastër”, – tha Flamur Golemi, kryetari i Bashkisë Gjirokastër.

The post Inaugurohen dy fusha në Gjirokastër, Duka: Vazhdojmë të investojmë, kushte më të mira për të rinjtë appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.