🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.75 ▲0.04%
ARI 4,999 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,724 ▲ +2.31% ETH $2,175 ▲ +3.86% XRP $1.4503 ▲ +3.06% SOL $92.3700 ▲ +4.94%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.75 ▲0.04 % ARI 4,999 ▼1.24 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.75 ▲0.04 % ARI 4,999 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
16 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Inaugurohet resorti “Santa Quaranta”, Meta: Standard i ri për turizmin

Resorti modern turistik “Santa Quaranta” në bregdetin e Sarandës, një investim prej 3 milion euro, u inaugurua të premten, në prani të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, të disa anëtarëve të kabinetit qeveritar, deputetëve të zonës etj.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryetari Meta tha se investime të tilla janë në shërbim të turizmit në Sarandë dhe në mbarë Shqipërinë, pasi vendosin një standard të ri në fushën e hoteleri turizmit në të gjithë vendin.
“Besoj se përmes këtij investimi Saranda duket edhe më e bukur, por është edhe një mundësi më e mirë për të qenë më e prekshme për të gjithë pushuesit dhe turistët”, u shpreh kreu i Kuvendit.
meta-santa-quaranta1Meta e cilësoi këtë ceremoni një ngjarje, e cila duhet të çojë drejt bashkëpunimit, në mënyrë që sektori i turizmit në Shqipëri të marrë edhe më shumë zhvillim.
“Kjo është një ngjarje që na fton për të bashkëpunuar të gjithë në mënyrë që t’i marrim maksimumin turizmit tonë, dhe këtë mund ta realizojmë vetëm përmes investimesh të tilla kaq cilësore e domethënëse, si Santa Quarantas”, u shpreh kryeparlamentari.
Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, tha se kapaciteti që ofron resorti turistik është një standard në hotelerinë shqiptare.
Investimi është një nga më seriozët sot në Shqipëri dhe besoj se është dhe një kthesë për turizmin, për cilësinë për standardet dhe për atë që duhet të bëjmë për vitet që vijnë, tha Ahmetaj.
Resorti “Santa Quaranta” përfshin 100 dhoma, ndërsa në të janë punësuar 100  persona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.