☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 109.98 ▼1.4%
ARI 4,689 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,177 ▲ +3.58% ETH $2,140 ▲ +5.11% XRP $1.3450 ▲ +3.71% SOL $81.9500 ▲ +2.97%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.98 ▼1.4 % ARI 4,689 ▲0.19 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.98 ▼1.4 % ARI 4,689 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Indi, zjarr në depo armësh, 17 viktima

Të paktën 17 ushtarë indianë humbën jetën si pasojë e një zjarri masiv në një depo armësh në shtetin perëndimor të Maharashtrës. Zyrtarë të ushtrisë thanë se zjarri në depon pranë qytetit Nagpur shkakoi një seri shpërthimesh, duke bërë të detyrueshëm evakuimin e banorëve nga fshatrat rreth bazës.

Zjarrfikësit aktualisht po përpiqen që të shuajnë zjarrin, i cili shkaktoi gjithashtu edhe 19 të plagosur. Sipas mediave, dy prej viktimave janë oficerë. Shkaku i zjarrit është ende i panjohur, por jo zyrtarisht, ushtria indiane ka përjashtuar mundësinë e një akti terrorist. Zjarri shpërtheu të martën në mëngjes dhe u përhap me shpejtësi në depon e armëve. Mediat lokale raportojnë se mbi 1000 civilë u evakuuan nga zona rreth bazës, ndërsa predhat fluturonin në të gjitha drejtimet.

Incidnete të tilla, fatkeqësisht nuk janë të rralla në depot e armëve në Indi, ku siguria është kritikuar shpesh. Në vitin 2010, një zjarr në një prej depove më të mëdha të armëve në Panagar shkaktoi shumë shpërthime municionesh, por përfundoi pa viktima.

Në vitin 2007, një tjetër zjarr në një depo armësh në zonën Anantang në Kashmir bëri të detyrueshëm evakuimin e mijëra njerëzve, pasi predhat e ndezura nga zjarri binin si breshër mbi zonat e banuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.