Ekonomia

Industria e mobilerisë shqiptare në një event ndërkombëtar

Industria e mobilerisë shqiptare do të prezantohet në eventin ndërkombëtar kushtuar këtij sektori ,që do të zhvillohet nga data 12-15 mars në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Plank_factorySipas organizatorërve, aktiviteti i Panairit Ndërkombëtar të Mobilerisë, që ka filluar me edicionin e parë në vitin 2004, sjell në Shqipëri prezantimin e teknologjive dhe zhvillimin më bashkekohor të këtij sektori, jo vetëm nga mbarë trevat shqiptare, por edhe nga Egjipti i lashtë, Italia moderne dhe Franca elegante.

Më parë ky sektor i industrisë ishte pjesë e panaireve të përgjithshme, por me ndërgjegjsimin e kompanive për rëndësinë e panaireve si pjesë e promovimit të zhvillimit, u shtuan kërkesat për organizimin e një aktiviteti që i dedikohet tërësisht kësaj industrie. Cdo vijimësi edicionesh ky panair ka pasur sukses si nga ana e ekspozuasve, te cilët janë të lamive të ndryshme të ketij sktori industrial dhe të vendeve të ndryshme ndërkomtare edhe nga ana e vizitoreve, të cilët po ashtu janë të vendeve të ndryshme ndërkombëtare dhe të sektoreve të ndryshëm të ekonomisë,  gjithashtu dhe konsumatorë direkt.

upiIndustria e përpunimit të drurit në Shqipëri, është e organizuar sot në Shoqatën e saj SHPDSH, e cila ka për qëllim zhvillimin e industrisë së drurit në vendin tonë dhe promovimin e produktit tradicional qindravjeçar.

E formuar nga 13 prej kompanive më të mëdha përpunuese në vend dhe me synimin për zgjerim të shpejtë, SHPDSH është zëri drejtues i kësaj industrie në terma avokatie dhe lobingu. Ashtu si shumë industri në vend, të cilat punojnë vazhdueshëm për përqafimin e standarteve europiane, edhe kjo shoqatë ka për qëllim që industria e përpunimit të drurit të punojë me të njëjtën linjë strategjike me praktikat e Bashkimit Europian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button