🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,076 ▼ -2.09% ETH $2,195 ▼ -1.91% XRP $1.3299 ▼ -0.87% SOL $82.0400 ▼ -2.43%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Infektohen banorët e Simnicës së Gostivarit

Banorët e fshatit Simnicë janë të tmerruar pas ngjarjes së rëndë, kur brenda 48 orëve vdiqën babai dhe i biri ndërsa shumë familjarë të tjerë kërkuan ndihmë me simptoma të infektimit. Shumë banorë të Simnicës sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore në repartin për sëmundje infektive në spitalin e Gostivarit ndërsa më pas janë drejtuar për në Klinikën e Shkupit.

”Rastin e fundit se dimë si ta komentojmë, po jemi nga fshati Simnic. Si është gjendja në fshat? Unë kamë ardhur nga mëngjesi jam këtu dhe nuk e dimë si është , analizat i kam bërë mirë më kanë dalë . erdhëm të shohim si është puna mirë më kanë dalë analizat. A ka raste të tjerë të sëmur në Simnic ? Po ka tani i kanë dërguar në Shkup dhe do të shohim”, tha një banor i Simnicës.

Drejtori i spitalit të Gostivarit Ylber Ademi thotë se të gjithë personat nga Simnica që kanë kërkuar ndihmë mjekësore janë dërguar për analiza të mëtutjeshme në Shkup.

”Sipas informatave të shërbimeve të mija nga reparti i Infektologjisë, kuptova se bëhet fjalë për një tragjedi familjarë, ku prej familjes Miftari nga fshati Simnicë I Gostivarit, konkretisht prindi dhe djali janë sot të ndjerë. Shkaku edhe sot e kësaj dite nuk e dimë, e dimë që prindi para disa ditëve ka shkuar në trajtim drejtpërdrejt në Kilinikate Shkupit pa kërkuar ndihme te na, ndërsa dje djali I tij ka ardhur në repartin e Infektologjisë, ka pranuar terapi, mirëpo mjeku derisa e ka vërejt se gjendja e tij përkeqësohet ka vendosur ta dërgoj në Klinikën Infektive në Shkup”, deklaroi Ylber Ademi, drejtor i spitalit Gostivarit.

Reparti për sëmundje infektive në Gostivar ka bërë thirrje që personat që kanë simptoma sic janë: diarrea, temperatura e larta dhe të vjella menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore. Fshati Simnicë ndodhet 10 kilometra nga qyteti i Gostivarit ndërsa banorët e këtij fshati kryesisht merren me blegtori dhe bujqësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.