Opinion

Influencues apo idiotë të privuar?

Nga Irena Beqiraj

Mediat sociale kanë revolucionarizuar mënyrën se si ne lidhemi dhe ndërveprojmë me njëri-tjetrin. Por ato kanë shkaktuar gjithashtu edhe një fenomen të ri – atë të influencuesve të mediave sociale.

Termi “influencues”ose “ndikues” u përdor për herë të parë në vitin 1662, shumë përpara se njerëzimi të kishte ndonjë ide se në një të ardhme do të ekzistonin mediat sociale . Në atë kohë, ndikuesit ishin udhëheqës fetarë, filozofë ose aristokratë të pasur. I tillë ishte përshembull Louis XIV Mbreti i Francës, i cili ndikoi në tendencat e modës në Evropë.
Sot për mua ndoshta edhe për ju, termi “ndikues” ose influencues përshkruan një grua apo një burrë që kërkon vëmendje .

Ndërkohë studimet e fundit tregojnë se 86 për qind e njerëzve midis 13 dhe 38 vjeç do të dëshironin të bëheshin influencues në media sociale. Madje një aspekt tjetër edhe më dëshpërues është se në listën e aktiviteteve që fëmijët do të donin të benin kur të rriteshin ” influencues në media Sociale” dhe “Youtuber” dolën në vendin e dytë dhe të tretë . Në fund të fundit, kush mund t’i fajësojë fëmijët – për ta influencuesat janë njerëz ” të bukur ” që kanë një jetë ” të pasur” duke bërë thuajse asgjë.

“Influencuesit me deri në 1 milion ndjekës mund të marrin 10,000 dollarë për postim, në varësi të platformës, dhe ato me më shumë se 1 milion ndjekës, mund të fitojnë edhe 100,000 dollarë. Disa mund të marrin edhe 250,000 dollarë për një postim! Sidomos nëse përmbajtja është në YouTube ” thotë Joe Gagliese, bashkëthemelues i Viral Nation.

Duke marrë parasysh që sot rreth 58% e popullsisë së botës janë përdorues të mediave sociale, influencuesit me anë të klikimeve , pëlqimeve, apo shkëmbimit të komenteve “me ndjekësit e tyre të dashur” janë në kërkim të një pjese sado të vogël të tregut të reklamave dixhitale , i cili sot vlen 13.8 miliard dollarë .
Për ca para më shume sot nje influencues zgjedh të shpërndajë selfie në vende ekzotike. Për të mbajtur ose shtuar numrin e ndjeksave videot e imazhet janë të mbushura herë me histori dramatike e herë me iluzionin e lumturisë edhe kamjes . Ai ose ajo është në kërkimin e dëshpëruar të videos apo imazhit viral të rradhës, ku qan, qesh, dashuron, urren, shan, mburr , tradhëton , martohet ndahet , pse jo mbetet shtatezënë . Madje nëse Influencuesja e kupton që me anë të fundshpinës mund të marrë më shumë klikime nuk i privon ndjekësat nga kënaqësia e ekspozimit të saj. Në të gjitha rastet qëllimi është i thjeshtë nje përtac funksional kërkon të pasurohet ndërsa inkurajon cektësinë, materializmin, dezinformimin dhe injorancën.
Por Informacioni i pasaktë , imazhet e videot e manipuluara , suksesi i rremë i cili ofrohet rëndom nga influencuesit e mediave sociale ka rezultuar toksik për shëndetin mendor të të rinjëve sidomos të vajzave adoleshente . Prej 2003 deri në 2023, ka pasur një rritje eksponenciale të ankthit, depresionit vetëdëmtimit, dhe çrregullimeve të të ngrënit, tek njerëzit nën moshën 21 vjeç. Në terma absolutë, ankthi, depresioni, vetëdëmtimi dhe çrregullimet e të ngrënit kane rezultuar më të larta tek vajzat sesa tek djemtë.

A ka nevojë kjo botë për influencues ose ndikues të cilët nuk janë në gjendje të prodhojnë art , spektakël , ide apo të shpërndajnë ndonjë informacion të vlefshëm ? Për njerez që suksesi i tyre varet nga miratimi apo mëshira e ndjekësve të tyre? A mos do ishte më e saktë ti quanim “idiotë të privuar”, të cilët cdo ditë shpërndajnë valë epidemike të vet- obsesionin edhe injorancës?

Kjo botë, vendi , vajzat e djemtë tanë kanë nevojë për krijues që dhurojnë art, informacion , njohuri , e shkencë . Ndodh që kapitali social dhe autoriteti që krijuesit fitojnë t’i bej ata edhe influencues ,një term ky që nje krijues pothuajse nuk e përdor kurrë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button