🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.75 ▲0.04%
ARI 4,999 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,724 ▲ +2.31% ETH $2,175 ▲ +3.86% XRP $1.4503 ▲ +3.06% SOL $92.3700 ▲ +4.94%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.75 ▲0.04 % ARI 4,999 ▼1.24 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.75 ▲0.04 % ARI 4,999 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
16 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Informaliteti, 50 për qind e aktiviteteve tregtare nuk e përdorin kasën fiskale

Ahmetaj, apel biznesit: Në shtator s’do të ketë tolerime

Rreth një e treta e aktiviteteve tregtare nuk janë të regjistruara në organet tatimore ose nuk përdorin fare kasë fiskale, ndërkohë 50 për qind e bizneseve nuk japin thuajse asnjë kupon tatimor. Shifrat alarmante për informalitetin, të cilat janë mundësuar nga një sondazh i qeverisë, janë bërë publike nga ministri Ahmetaj vetëm pak ditë para nisjes së një aksioni të ngjashëm me atë kundër debitorëve të energjisë elektrike. Duke publikuar këto shifra, ministri Arben Ahmetaj u bëri apel bizneseve që nuk paguajnë taksa të regjistrohen sa më shpejt dhe të pajisen me kasa fiskale.

Sondazhi i qeverisë

Ministri Ahmetaj deklaroi dje, se nga momenti kur qeveria jonë e ka shpallur objektivin për ta çelur duke nisur nga muaji shtator, këtë front të ri të përpjekjes sonë të përbashkët reformatore, qeveria ka angazhuar në terren ekipet e saj ku është ndihmuar edhe nga 500 të rinj, studentë të ekonomisë e të financave për të sonduar terrenin e betejës. “Të dhënat e sondimit tonë janë sa alarmante, aq edhe domethënëse për të gjithë. Rreth 1/3 e bizneseve që ushtrojnë veprimtari tregtare në territorin e vendit tonë ose nuk janë fare të regjistruar ose nuk kanë fare kasa fiskale, ose kasat fiskale ekzistojnë si orendi pa vlerë që nuk përdoren; në shkelje të rëndë të drejtpërdrejtë të ligjit po se po, po edhe në vjedhje të hapur të qytetarit dhe konsumatorit. Ndërsa në total, mbi 50% e bizneseve pothuajse nuk japin asnjë kupon, duke qenë haptazi në kundërvajtje të plotë ligjore dhe pa diskutim, në shkelje të plotë të çdo norme etike në raport me konsumatorët”, u shpreh Ahmetaj. Më tej, duke komentuar këto shifra të ardhura nga sondazhi, ai deklaroi, duke mos dhënë kuponin tatimor, duke mos regjistruar shitjet e kryera, këto biznese as më shumë as me pak nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se vjedhin tatimin mbi vlerën e shtuar që konsumatori e paguan për shtetin në çmimin e mallit apo shërbimit që blen.

Apel bizneseve

“Unë jam sot këtu për t’u bërë apel, në emër të qeverisë shqiptare, të gjitha bizneseve që ushtrojnë aktivitet tregtar në shkelje flagrante të ligjit, të vrapojnë për t’u regjistruar përpara se të nisë operacioni rrënjësor i kësaj sëmundjeje të patolerueshme; të vendosin kasën fiskale dhe ta vënë atë në shërbim të plotë të konsumatorit, përpara sesa operacioni që nis në shtator t’i vendosë ata përpara ligjit; të mos u japin më blerësve të mallit të tyre fatura që s’kanë asnjë lloj vlere fiskale e ligjore, përpara sesa në përballjen me ligjin të humbasin shumë më tepër sesa ç’mund të fitojnë, duke e shkelur ligjin”. Ishte apeli i fundit i ministrit Ahmetaj drejtuar bizneseve para se të nisë operacioni. “Koha po skadon dhe këtë apel ne do ta përsërisim më shpesh deri në fillimin e operacionit, që njësoj si operacioni i energjisë, nuk do të ndalet përpara askujt dhe për asnjë arsye”, tha ai.

VIP-at e biznesit

Nga ana tjetër, Ahmetaj vuri në dukje se operacioni nuk do të prekë vetëm të vegjlit, por ka nisur që nga të mëdhenjtë me një analizë shumë të detajuar të situatës së përgjithshme dhe situatës së çdo aktori ekonomik. “Nafta, cigarja, mallrat e vlerës dhe tregtia me shumicë, do të jenë në fokusin e veprimit tonë frontal. Por padyshim që zinxhiri i informalitetit ka një fillim, ka edhe një fund, ka ideatorë dhe manipulatorë të mëdhenj grosistë, sikurse ka dhe aktorë të mesëm apo të vegjël, dhe ne nuk do të lëmë pa kontrolluar asnjë hallkë të zinxhirit, nga më të mëdhenjtë deri te më të vegjlit. Kush pyet pse nuk e bëmë që në fillim këtë operacion, u përgjigjem shumë thjeshtë: sepse ata që nuk e bënë për vite e vite dhe e lanë shtetin përtokë, në pragun e një humnere borxhesh dhe kolapsi energjetik, na e bënë të pamundur të merremi më parë me këtë betejë madhore. Tani është koha e apeleve finale dhe e marrjes së masave nga kushdo që nuk dëshiron të ketë probleme me ligjin e me shtetin”, përfundoi ministri Ahmetaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.