⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,344 ▼ -0.5% ETH $2,333 ▼ -1.5% XRP $1.2950 ▲ +0.74% SOL $100.7000 ▼ -0.72%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Infrastruktura digjitale, Karakaçi: Investime për rrjete dhe internet të shpejtë në zonat pa mbulim

Zhvillimi i infrastrukturës digjitale në Shqipëri do të kërkojë rrjete me kapacitet të lartë, sistemim të kabllove ajrore në zonat urbane dhe investime në zonat pa mbulim, tha ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

Duke folur në një aktivitet për infrastrukturën digjitale, Karakaçi tha se Shqipëria po synon “ndërtimin e një shoqërie Gigabit”, ku qytetarët dhe bizneset të kenë akses në internet me shpejtësi të lartë në të gjithë territorin.

Ai tha se vendi po harmonizon rrjetet e telekomunikacionit me standardet e Bashkimit Europian, duke synuar “ndërtimin e rrjeteve Gigabit me fibër optike deri tek përdoruesi fundor” dhe “mbulim të avancuar 5G”.

Në fokus të eventit ishte zhvillimi i infrastrukturës nëntokësore në zonat urbane dhe sistemimi i kabllove ajrore e strukturave të improvizuara, të cilat dëmtojnë pamjen e qyteteve.

Karakaçi tha se kuadri ligjor synon rrjete “më të shpejta, më të sigurta dhe më të qëndrueshme”, ndërsa përmendi parimin “gërmo vetëm një herë” si bazë për uljen e kostove dhe koordinimin e punimeve në infrastrukturë.

Ministria ka përgatitur edhe një ligj të ri për infrastrukturën Gigabit, i cili, sipas Karakaçit, “është në fazën e pritjes së marrjes së no-objection nga Komisioni Europian”. Ai tha se projektligji është prezantuar më 14 maj 2026 me bashkitë dhe është miratuar nga Këshilli Konsultativ për bashkëqeverisjen vendore.

Për zonat që nuk mbulohen nga operatorët privatë, ministri tha se vendi ka përfituar një projekt në kuadër të WBIF për shtrimin e rrjetit në “zona të bardha”, të cilat “nuk kanë mbulim”.

Sipas tij, projekti ka një vlerë prej 145 milionë eurosh, nga të cilat rreth 35 milionë euro janë grant i Bashkimit Europian. Ai tha se synimi është “ndërtimi i rrjeteve të komunikimeve elektronike broadband në këto zona” dhe mbështetja e shërbimeve digjitale në të gjithë territorin.

Karakaçi tha se zhvillimi i infrastrukturës digjitale kërkon “rol më aktiv nga të gjitha bashkitë”, institucionet publike dhe operatorët, përfshirë respektimin e afateve ligjore dhe rregullave transparente për ndërtimin e rrjeteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.