Ekonomia

INSTAT: Shpenzimet mesatare mujore për konsum të NjEF-ve llogariten të jenë 69.442 lekë

Shpenzimet mesatare mujore për konsum të Njësive Ekonomike Familjare në vitin 2014 llogariten të jenë 69.442 Lekë.

Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it, Gjergji Filipi, deklaroi të enjten në konferencën mbi statistikat rajonale dhe buxhetin e familjes për vitin 2014, që zhvilloi punimet në Tiranë, se statistikat janë një instrument mjaft i rëndësishëm për të kuptuar mirë gjendjen e shoqërisë sonë.

INSTAT, tha ai, ka vendosur on-line në dispozicion të gjithë të dhënat që disponon në format të përpunueshëm për t’i lejuar çdokujt të kryejë analiza të mëtejshme. Por, nga ana tjetër, vijoi Filipi, ne jemi gjithashtu të interesuar dhe të gatshëm të rrisim bashkëpunimin me këdo për të kryer analiza apo studime të tjera për të pasuruar më tej panoramën e gjendjes sociale e ekonomike të shoqërisë shqiptare.

Në vitin 2014, sipas raportit të bërë publik nga INSTAT-i, një person shpenzon mesatarisht rreth 18 mijë lekë në muaj, nga të cilat: 8 mijë lekë për konsum ushqimor dhe 10 mijë lekë për konsum jo-ushqimor.

Shpenzimi mesatar për frymë për konsum ushqimor (ushqime dhe pije jo-alkoolike) ndaj shpenzimeve gjithsej në vitin 2014, ulet nga 50 për qind në vitin 2009, në rreth 44 për qind në vitin 2014.

INSTAT--KONFERENC Foto Agim DobiNjësitë Ekonomike Familjare në Shqipëri, theksohet në raportin e INSTAT-it, shpenzojnë 10,2 për qind të buxhetit total për qira të paguar, ujë, energji elektrike, lëndë djegëse dhe riparime të vogla të banesës.

Ndër shpenzimet për arsim, të cilat zënë 4,2 për qind të buxhetit gjithsej, peshën më të madhe e zënë pagesat në lidhje me kategorinë “Master (niveli i parë dhe i dytë)”, me 58,8 për qind.

Dibra vlerësohet në raportin e INSTAT-it si qarku i cili pjesën më të madhe të buxhetit e shpenzon për ushqime dhe pije jo-alkoolike me 49,2 për qind, pasuar nga Vlora me 49,1 për qind.

INSTAT-KONFERENC Foto Agim Dobi (3)Në shpenzimet për veshje qarku i Tiranës ka përqindjen më të lartë, 6,6 për qind. Berati është qarku me shpenzimet më të larta për shëndet me 6,4 për qind.
I pranishëm në konferencë ishte edhe Philipp Keller, zv.ambasador i Zvicres në Shqipëri. Ambasada zviceriane ka asistuar INSTAT-in për pasurimin e produkteve statistikore si dhe për rritjen e cilësisë së tyre.

INSTAT për herë të parë ka krijuar një vjetar statistikor rajonal, ky të gjithë treguesit statistikor të disponueshëm deri tani janë vendosur në këtë kontekst duke dhënë një pamje sa më të plotë të statistikave rajonale.

INSTAT-KONFERENC Foto Agim Dobi (1)Ky botim është konceptuar duke ndjekur linjën e një botimi të ngjashëm të statistikave europiane, si nga konceptimi i kapitujve të cilët janë të veçantë për çdo fushë statistikore si dhe në përmbajtjen brenda kapitujve të cilët shoqërohen me një përshkrim për çdo fushë, gjetjet kryesore si dhe burimet kryesore të të dhënave të janë shfrytëzuar për llogaritjet e bëra.

Botimi i referohen kryesisht periudhës kohore 2010-2014 dhe është pasuruar me tabela, grafikë dhe harta, të cilat shoqërojnë analizën e bërë për çdo fushën statistikore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button