Politika
Integrimi, Juncker: Mund t’i rekomandoj KE-së hapjen e negociatave
Presidenti i Këshillit të Europës, Jean-Claude Juncker gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka deklaruar dje se ndodhet në një pikë ku mund t’i rekomandojë KE-së hapjen e negociatave me Shqipërinë.
“Jemi në pikën ku mund t’i rekomandoj Këshillit hapjen e negociatave me Shqipërinë. Nëse vijojnë rezultatet pozitive, synoj t’i propozoj këshillit hapjen e negociatave. 6 muajt e fundit do të jenë thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë. Biseduam me kryeministrin Rama për arritjet e muajve të fundit. Na kanë lënë mbresa reformat e realizuara në Shqipëri”, deklaroi kreu i KE, Jean-Claude Juncker, teksa vuri në dukje se vitin e ardhshëm mund të vizitojë vendin tonë.
I të njëjtit qëndrim duket se ka qenë edhe kryeministri vendit, teksa theksoi se muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtarë për të ardhmen e vendit.