☁️
Tiranë 21°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,784 ▲ +0.21% ETH $2,495 ▼ -0.35% XRP $1.4052 ▲ +0.06% SOL $109.8600 ▼ -0.68%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Bota

Inteligjenca artificiale e “Anthropic” jep informacion të rremë në polici për një vrasje të pazbardhur

KAIFORNI, 10 tetor /ATSH-AFP/- Programi i inteligjencës artificiale i kompanisë “Anthropic” dërgoi informacion të rremë në faqen e internetit të policisë, e cila po hetonte vrasje të pazbardhura.

Në një rast tjetër, programi plotësoi dhe dërgoi gabimisht formularë, në një faqe zyrtare të qeverisë amerikane.

Kompania i bëri të ditura këto raste dje në një shkrim të publikuar në blogun e saj.

Këto incidente vijnë pas disa raportimeve të javëve të fundit, për sjellje të papritura të programeve të inteligjencës artificiale, përfshirë ato të zhvilluara nga “Anthropic” dhe konkurrentja e saj “OpenAI”, gjatë testimeve.

Kompanitë po zhvillojnë sisteme të inteligjencës artificiale që quhen agjentë të IA-së.

Këto janë programe që mund të kryejnë detyra për përdoruesit me pak ndërhyrje njerëzore, duke ndjekur vetë disa hapa, për të përfunduar një punë.

“Anthropic” tha se incidentet ndodhën gjatë përgatitjes së programit të saj, për të kryer detyra të ndryshme në internet.

Në korrik, programi dërgoi një njoftim përmes faqes së internetit të Policisë së Filadelfias, duke pretenduar se mund të kishte informacion për një vrasje të pazbardhur.

Programi shkroi se i kujtohej të kishte parë në zonën ku kishte ndodhur krimi, një person që përputhej me përshkrimin e autorit të dyshuar.

Megjithatë, në faqen e internetit nuk kishte asnjë përshkrim të një të dyshuari.

Për më tepër, programi nuk plotësoi fushën ku duhej të vendoste të dhënat e kontaktit.

Për këtë arsye, njoftimi u klasifikua si mesazh i padëshiruar (spam).

Policia e Filadelfias e cilësoi të papranueshme faktin që ishte informuar për këtë incident vetëm pasi “Anthropic” e kishte zbuluar atë, gjatë një kontrolli të testimeve të mëparshme, në shtator.

Në raste të tjera, programi po testohej për të plotësuar formularë të qeverisë amerikane.

Sipas “Anthropic”, kur nuk arrinte të hapte një formular provë ose e mbyllte atë gabimisht, programi kalonte vazhdimisht te faqja zyrtare, ku formularët ishin realë, dhe i dërgonte ato pa dashje.

Në një prej testimeve, programi duhej të plotësonte një formular, por pa e dërguar atë.

Megjithatë, ai e dërgoi gabimisht, sepse mendoi se do t’i shfaqej një faqe tjetër për konfirmim, përpara se formulari të dërgohej përfundimisht.

Agjencia e lajmeve “Axios” dhe gazeta “The New York Times” raportuan, duke iu referuar zyrtarëve qeveritarë, se programi i “Anthropic” kishte dërguar 20 aplikime për viza amerikane për persona që nuk synonin të emigronin në SHBA.

Megjithatë, sipas raportimeve, aplikimet ishin të paplota dhe nuk u përpunuan nga autoritetet amerikane. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.