☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $72,369 ▼ -0.71% ETH $2,259 ▲ +0.71% XRP $1.3461 ▼ -0.47% SOL $83.9200 ▼ -0.78%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Interpelanca, Kodheli: Majori Feka i dënuar më parë për largim pa leje

Në përgjigje të pyetjeve të ngritura nga deputetët e opozitës, lidhur me përfshirjen e majorit Sokol Feka në trafikun e drogës në Spanjë, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli theksoi se ushtaraku rezultonte i dënuar disa herë nga gjykata për largim pa leje dhe mosparaqitje në repart, ndërsa sipas saj, qeveria e mëparshme nuk ka ndjerë asnjë shqetësim për disiplinën e ulët të këtij ushtaraku.

Kuvendi_882903Kodheli theksoi se është opozita ajo që duhet të japë shpjegime dhe të kërkojë falje për atë që e cilësoi, si rrënim të Forcave të Armatosura.

“Disa ditë më parë një ushtarak aktiv pilot i Forcës Ajrore të FA, pasi mashtroi sistemin duke kërkuar lejen e zakonshme dhe duke dalë jashtë shtetit pa leje, humbi jetën duke trafikuar lëndë narkotike të Spanjë. U kam kërkuar të gjithë strukturave përgjegjëse ushtarake sqarime lidhur me ngjarjen. Majori ishte larguar nga vendi pa marrë leje, në shkelje të plotë të ligjit, rregullores dhe procedurave që janë të detyrueshme për çdo ushtarak. Ish-majori është dënuar dhe gjobitur për largim pa leje dhe mosparaqitje në repart. Megjithëse ky individ është dënuar më parë, propozohej për trajnime. Opozita të sqarojë veten për arsyen se përse kontrolli civil në vitin 2005- 2013 nuk ndjehu asnjë shqetësim për mbarëvajtjen e këtij ushtaraku. Majori hynte e dilte nga Shqipëria sa herë t’i donte qejfi plot 102 herë. Janë ngjarje që kanë ndodhur në harkun kohor 2005 -2013. Janë vite gjatë të cilave presupozohej forcimi i rregullave dhe procedurave, përpjekjeve për anëtarësimin në NATO dhe menjëherë pas anëtarësimit. Kanë qenë vite të kapjes së shtetit nga krimi edhe aty ku nuk mund tua merrte mendja, tek pilotët e Forcës Ajrore.”- deklaroi ministrja Kodheli.

SELAMI: SEANCA GJITHNJË ME VONESË, KËSHTU S’NA MARRIN SERIOZISHT. META: DO REFLEKTOJMË

Deputeti i PD-së, Eduard Selami në nisje të seancës parlamentare tërhoqi vëmendje për orarin e fillimit të punimeve. Sipas Selamit asnjëherë Kuvnedi nuk ka filluar në orqën e paracaktuar.

“Seanca do fillonte në orën 10:00, filloi në 10 e 46. Nuk kam marrë pjesë në asnjë seancë që të fillojë në orar, Nëse duam të na marrtin seriozisht atje ku duam të shkojmë, le të ndryshojmë sjellje”, tha ai.

Kryeparlamentari Meta duke i dhënë të drejtë, tha se ky shqëetësim i krijuar me orarin do ndreqet që në seancën e ardhshme.

“Ti lajmërojmë të gjithë deputetet se herën tejtër do fillojmë fiks në orën 10:00. Do reflektojmë”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.