Kosova

Interpelancë për Kosovën në Parlamentin e Zvicrës

Në këtë interpelancë të deputetit Martin Naef nga SP/PS shprehet brengosja mbi eksodin nga Kosova drejt perëndimit dhe adresohen shumë probleme me të cilat përballet Kosova aktualisht.

interpelanc-euml-p-euml-r-kosov-euml-n-n-euml-parlamentin-e-zvicr-euml-s_hdSot në seancën e radhës në Parlamentin e Konfederatës së Zvicrës, parlamentari Martin Naef i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës ka bërë dorëzimin zyrtar të një interpelancë për Kosovën.

Interpelanca u referohet zhvillimeve më të reja në Kosovë dhe në të adresohen shumë probleme me të cilat përballet Kosovë aktualisht, raporton Albinfo.ch.

“Valë e re migrimi nga Kosova – çfarë duhet të bëjmë?”, titullohet interpelanca.
Në këtë interpelancë shprehet brengosja mbi eksodin e muajve të fundit nga Kosova drejt vendeve të perëndimit. “Lajmi mbi numrin e madh të shtetasve/eve të Kosovës, të cilët në ditët dhe javët e fundit janë duke lëshuar vendin e tyre në drejtim të Evropës perëndimore, preokupon njerëzit në Evropë dhe sfidon politikën e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë”, thuhet në hyrje të saj dhe pasojnë pyetjet që deputeti Naef i drejton qeverisë së vendit të tij: Cilat janë shkaqet e kësaj vale të re eksodi nga Kosova? Sa njerëz jetojnë në varfëri në Kosovë, sa janë të papunë? Përse nuk ka përparime më të shpejta të zhvillimit ekonomik dhe të ndërtimit të autoriteteve (institucioneve) ligjore shtetërore?

Çka domethënë votimi me abstenim për strategjinë, të cilën është duke e ndjekur bashkësia ndërkombëtare dhe Zvicra karshi Kosovës që nga shpallja e pavarësisë më 2008? A do të fillojë Qeveria Federale një proces të rishikimit dhe të riformulimit të politikës së saj ndaj këtij shteti të ri? Pyetja në vijim që i bëhet Këshillit Federal është ajo se çfarë bilanci nxjerr Qeveria Federale mbi përpjekjet e misioneve ndërkombëtare në Kosovë , si UNMIK-u (që nga viti 1999), misioni i OSBE-së (që nga vitit 1999), KFOR-i (që nga viti 1999), EULEX-in (që nga viti 2008) dhe të tjerë? Si i percepton popullata e Kosovës “ndërkombëtarët”? A nuk vazhdojnë këto të kenë prioritet të stërzgjatur stabilitetin (e sigurisë), në vend të demokracisë dhe luftimit të korrupsionit? A do të përshtatin këto misione strategjitë e tyre nisur nga vala e re e shpërnguljeve? A do të kërkojë diçka të tillë Qeveria Federale?

Më tutje interpelanca bën fjalë për anëtarësimin e Kosovës në Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe suksesin ose dështimin e politikës së FMN-së në Kosovë pastaj për privatizimin që thuhet se ka dalë i dështuar dhe “ka krijuar një terren pjellor për korrupsion dhe abuzim të pushtetit”.

Pyetja në vijim lidhet me kontributin e Zvicrës në zhvillimin e Kosovës dhe mundësisë për përfshirjen e diasporës kosovare në këtë zhvillim.

Ndërsa tema më e mprehtë në raportet Zvicër Kosovë, ndërprerja e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore bën po ashtu pjesë në këtë interpelancë: “A do të fuqizojë shpejtë Qeveria Federale përsëri Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Kosovën?”, është pyetja përkatëse.

Në përmbyllje Naef pyet se “a do të shtendosë Qeveria Federale praktikat e vizave të detyrueshme dhe a do të mundësojë ajo më në fund lehtësira udhëtimi dhe si do mund të lehtësonin dhe përmirësonin jetën e përditshme Telefonia, shërbimet e pagesave dhe shërbime tjera ndërkufitare për dhe nga Kosova?”, përfundon komunikata e dërguar nga Osman Osmani, (SP Schaffhausen) nënkryetar i strukturës së emigrantëve nga kjo parti dhe njëherësh përgjegjës për migracion në Sindikatën Unia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button