☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.81 ▲3.18%
ARI 4,482 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,010 ▼ -0.55% ETH $1,984 ▼ -0.53% XRP $1.3276 ▼ -0.45% SOL $81.4100 ▼ -0.79%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.81 ▲3.18 % ARI 4,482 ▼0.94 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.81 ▲3.18 % ARI 4,482 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

INUK nis operacionin në Hudënisht të Pogradecit

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur sot operacionin për prishjen e një sërë ndërtimesh në zonën turistike të komunës Hudënisht, përgjatë vijës liqenore Lin-Pogradec.

1493431_358796220911786_6376436031068212292_oMe një shpërthim të kontrolluar, në ditët e fundit të vitit të kaluar, është prishur një ndërtesë shtatë katëshe në këtë zonë në breg të liqenit. Në vijim, pas ditëve të pushimit, INUK është përqëndruar në këtë rajon për kthimin në interest të qytetarëve të një hapësire të madhe publike të zënë nga objekte të ndryshme.

Ky operacion do të zgjasë rreth dhjetë ditë dhe në të do të përfshihen mjete të ndryshme të INUK, si dhe forca njerëzore të këtij inspektoriati. INUK ka nisur hapjen e vrimave për vendosjen e lëndës plasëse në një objekt gjashtë katësh, ndërkohë që do të jenë tre ose katër godina të tilla që do të shëmben me shpërthim të kontrolluar.

Sipas planit të punës së INUK në zonë janë rreth 20 objekte që do të prishen, një dhe disa katëshe, sipas një rendi të përcaktuar më parë nga ekspertët e INUK. Vetëm ditën e sotme, janë shembur deri në këto momente katër objekte të përmasave të ndryshme.

Vlen të theksohet se INUK ka gjetur bashkëpunim dhe mirëkuptim me shumicën e qytetarëve të interesuar, ndërkohë që mbështetja nga qytetarët e tjerë ka qenë maksimale. INUK rithekson edhe njëherë se puna e këtij institucioni do të vijojë pa ndërprerje dhe pa tolerancë në mbështetje të ligjit dhe qytetarëve në të gjithë Shqipërinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.