☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,833 ▲ +1.43% ETH $2,243 ▲ +2.25% XRP $1.3463 ▲ +0.52% SOL $84.4900 ▲ +1.28%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Teater

Inva Mula, rikthehet në rolin e së ëmës

40 vjet pasi Nina Mula ngjiti në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit rolin e Neddës, e bija Inva Mula shkëlqen në këtë rol/ Pagliacci, opera që lidhi në dashuri çiftin e njohur të operës shqiptare Nina dhe Avni Mula…

E veshur me fustanin e gjatë të Neddës dhe këpucë të bardha, Nina Mula duket e bukur në një foto bardhezi, bërë gjatë interpretimit në operën Pagliacci në Tiranë, në vitin 1964. Diku në një cep të skenografisë që duket në foto dallohet portreti i Avni Mulës në rolin e Kanios. Një foto që të rikthen pas në kohë, duke të lënë shijen e ëmbël të një kujtimi, që nuk është vetëm një moment i rëndësishëm për të bijën e tyre, sopranon e njohur Inva Mula, por dhe një moment historie për operën shqiptare. Duket se Nedda, personazhi që ngjiti këtë fundjavë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, ishte më shumë se një dashuri për Inva Mulën.

Nina Mula, 1964
Nina Mula, 1964

Kishte një rrëfim tjetër përtej historisë së trishtë të Neddës, këtij personazhi me një fund fatal për shkak të dashurisë. Kjo opera, që e vendosi për herë të parë sopranon e njohur edhe në rolin e regjisores, ishte si një takim i bukur me kujtimin e së ëmës që prej më shumë se një viti nuk jeton më. Më shumë se 40 vjet nga koha kur Nina Mula e interpretoi Neddën në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, vajza e saj shkëlqen në këtë interpretim. Në konceptin e shkruar mbi arsyet pse zgjodhi Pagliacci-n për ta ngjitur në skenë, Inva Mula e tregon këtë histori, duke treguar se ajo vetë ishte produkt e kësaj historie, pasi Nina dhe Avni Mula janë dashuruar gjatë interpretimit të kësaj vepre në Rusi. “Unë vetë jam një produkt i operës Pagliacci. Dikur në konservatorin Tchaikovsky të Moskës studentët e kantos vinin në skenë këtë opera dhe dy të rinj u dashuruan gjatë duetit të Neddës dhe Silvios, por me ndryshimin që ngjarja nuk rrodhi si në opera, por në një dashuri të madhe nga ato më të bukurat dhe pasionantet ku dy të rinjtë, studentë vazhduan ta përjetonin jo vetëm në opera por në 55 vitet që jetuan së bashku”, tregon ajo. Sopranoja u shndërrua e gjitha në rolin e Neddës, duke i dhënë këtij personazhi jo vetëm forcën e një gruaje për një grua tjetër, por dhe homazhin më të bukur që mund t’i bënte së ëmës. Ajo e riktheu Neddën, këtë grua që Nina Mula, një soprano që kishte lënë atdheun e saj, për dashurinë për një shqiptar, e ngjiti plot dashuri në vitin 1964 po në këtë skenë. Ndryshe nga fustani i Ninës, fustani i saj endet mes së kaltrës dhe së bardhës. Por Inva nuk donte që Neddën ta risillte thjesht për një kujtim, por dhe për të dhënë një mesazh ndërgjegjësues për atë çfarë ndodh me femrat sot në vend. Pasi mesazhi i kësaj vepre ishte kundër dhunës ndaj gruas. “Nuk e di nëse unë zgjodha për të vendosur në skenë këtë opera, apo ajo më zgjodhi mua, për të mos qenë vetëm interpretuese por për ta konceptuar atë si një ngjarje në rrugët e qytetit tim të lindjes. Historia e Neddës mund të jetë edhe ajo e çdo vajze shqiptare ku fatkeqësisht jeta nuk ka vlerën që meriton dhe ajo mund të merret nga burri, i dashuri, ish- bashkëshorti”, thotë ajo. Është gjithnjë një histori, e cila nuk duket, por është e fortë për të na çuar që t’i bëjmë gjërat më bukur. Ashtu si historia e Neddës, e cila e bëri interpretimin e Inva Mulës të paharrueshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.