☁️
Tiranë 8°C · Vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 97.98 ▼0.25%
ARI 4,497 ▼1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,048 ▼ -3.01% ETH $2,060 ▼ -3.97% XRP $1.3882 ▼ -3.37% SOL $86.5100 ▼ -3.62%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 97.98 ▼0.25 % ARI 4,497 ▼1.7 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 97.98 ▼0.25 % ARI 4,497 ▼1.7 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Kronika

Investigimi i “The Sun”: Emigrantët shqiptarë futen me avionë të vegjël në Britani

“Gangsterët po sjellin emigrantët shqiptarë me fluturime “business class”, duke u marrë 900 paund për udhëtim, në këmbim të futjes së garantuar në Mbretërinë e Bashkuar. Deri më tani janë  kapur 2 avionë, por zyrtarët besojnë se kjo ‘është vetëm maja e ajsbergut’.

Kështu shkruan e përditshmja britanike “The Sun”,  e cila në një shkrim ekskluziv të sajin ngre alarmin se grupet kriminale po ndryshojnë strategji dhe po fusin në Britani emigrantë me avionë të vegjël duke shfrytëzuar pista të vogla.

Një hetim i “The Sun” çoi në zbulimin e dy pilotëve të arrestuar këtë muaj, të cilët akuzohen se kanë transportuar 14 emigrantë shqiptarë, përfshirë 3 fëmijë, nga Holanda me anë të një avioni 8 vendësh.

Avioni i tyre, sipas “The Sun” është 1 prej të paktën 3 të tillëve, që janë ndaluar këtë vit, ndonëse zyrtarët besojnë se kjo është vetëm maja e ajsbergut e se me qindra emigrantë janë vënë në radhë për të fluturuar me avionë të tej mbushur.

Të paktën 30 avionë të vegjël ulen në Juglindje të vendit, një zonë që konsiderohet vulnerabël për shkak se shpesh mungojnë autoritetet kufitare.

Ish shefi i Forcave Kufitare të Britanisë, Tony Smith shprehet: “Është shqetësuese. Trafikantët po bëhen gjithnjë e më të dëshpëruar për shkak të ashpërsimit të kontrolleve në vende si Calais. Disa emigrantë janë të përgatitur për të paguar më shumë në mënyrë që ta kenë të garantuar futjen ne Britani. Kushton shumë para për të nisur një avion të vogël”.

Dy pilotët e arrestuar, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë nga autoritetet, ishin nisur nga Lydd, Kent në drejtim të Holandës.

Ata akuzohen se kishin planifikuar që të transportonin 14 emigrantë me avionin që ka vende vetëm për 6 pasagjerë, përpara se të riktheheshin sërish në Holandë. Ata u kapën pranë Rotterdamit, sapo u ulën me avionin e tyre Piper Chieftain.

Pilotët, të moshës 47 dhe 62 dolën para një gjykate holandeze dhe u lanë në burg. Ndërkohë, zyrtarët e Forcave Kufitare britanike janë përfshirë në një hetim që vijon.

Një burim holandez tha për “The Sun” se bëhej fjalë për një plan të sofistikuar dhe me një shtrirje më të gjerë nga sa u mendua fillimisht.

“Ka një rrjet që operon në Britani për të futur në vend ilegalisht emigrantë dhe bandat kriminale që qëndrojnë pas saj po bëjnë shumë para”.

Kjo vjen pasi 2 britanikë të tjerë u dënuan më burg, pasi tentuan të transportonin 4 emigrantë shqiptarë me një avion Cessna 172.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.