Ekonomia

Investimet amerikane në Tiranë -Lu: Cinnabon është i pari rrjet ushqimi amerikan në Shqipëri

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ka vizituar një biznes amerikan, i cili ka hapur një rrjet ushqimor në Tiranë.

Ambasadori i SHBA-së, Lu, bën të dituar lajmin nëpërmjet faqes zyrtare Facebook, ku shprehet: “A i keni provuar ndonjëherë ëmbëlsirat me kanellë të Cinnabon? Së fundmi, ambasadori Lu vizitoi një prej pikave Cinnabon dhe bleu ëmbëlsirat e tyre të shijshme. Cinnabon është i pari rrjet ushqimi amerikan në Shqipëri dhe ka hapur tre dyqane në Tiranë. Cilat kompani të tjera amerikane do të donit ju që të vinin në Shqipëri?”

Ambasadori, Lu nëpërmjet pyetsorit të tij drejtuar opinionit publik, kërkon mendim se cilat kompani amerikane do të donit të vijnë në Tiranë, duke dhënë sinjalin e ardhjes se investitorëve amerikane në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button