🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 09 June 2026
S&P 500 7,406 ▲0.3%
DOW 50,786 ▼0.16%
NASDAQ 25,930 ▲0.86%
NAFTA 89.63 ▼1.83%
ARI 4,365 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,604 ▼ -1.32% ETH $1,671 ▼ -0.68% XRP $1.1543 ▼ -0.29% SOL $66.0300 ▼ -0.95%
S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 89.63 ▼1.83 % ARI 4,365 ▲0.03 % S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 89.63 ▼1.83 % ARI 4,365 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Politika

“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nuk vijnë për shfrytëzim, por për zhvillim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatet dhe protestat kundër ndërtimit të një resort në zonën e Zvërnecit, duke i cilësuar disa prej pretendimeve si të pabazuara.

Sipas tij, ideja se investitorët e huaj po vijnë në Shqipëri për të ndërtuar resorte vetëm për të pasurit dhe për të sjellë punëtorë nga vende si Pakistani, Bangladeshi apo Filipinet, është “e pavërtetë dhe pa asnjë lidhje me realitetin”.

Rama theksoi se Shqipëria nuk ka ende një numër të madh investimesh të huaja në sektorin e turizmit, por vetëm një interes në rritje që lidhet me suksesin e vendit në këtë fushë. Kreu i qeverisë deklaroi se rritja e investimeve lidhet me rritjen e besimit ndaj Shqipërisë si destinacion turistik.

“Ideja se investitorët e huaj vijnë në Shqipëri për të ndërtuar resorte që janë për të pasurit dhe për punonjës nga Pakistani apo Bangladeshi apo Filipinet është një ide që nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Është gabim i madh që të flitet në këtë mënyrë dhe është një gënjeshtër e madhe që të mendohet në këtë mënyrë. Së pari nuk është se kemi një numër të madh investitorësh të huaj në turizëm dhe sapo ka filluar një interesim dhe lidhet me suksesin e Shqipërisë me turizmin. Deri para pak vitesh nuk kemi pasur zero interesim nga investimet e huaja në sektorin e turizmit, pse? Shqipëria ishte po kaq e bukur, por nuk ishte investuar asgjë. I pari interesim ishte Porti Turistik në Durrës dhe pas atij ka nisur të ngrihet interesi i kapitalit të huaj për të investuar në Shqipëri. Pse? Sepse nuk kishte besim”, tha Rama.

Ai hodhi poshtë idenë se kapitalet e mëdha shkojnë në vende të caktuara për të shfrytëzuar krahun e lirë të punës apo për të dëmtuar mjedisin, duke e quajtur këtë një perceptim të gabuar.

Sipas Ramës, dëmet në mjedis nuk vijnë nga investitorët e huaj, por nga mënyra e zhvillimit në të kaluarën, e cila shpesh ka qenë e paqëndrueshme dhe e paorientuar mirë në planifikim.

“Ideja se kapitalet e mëdha shkojnë në vende të caktuara për të investuar në turizëm, për të shkatërruar ato vende dhe për të shfrytëzuar krahun e lirë të punës është një ide që vjen nga padija, sepse është e kundërta. Nuk ka prova që kapitali i huaj të ketë luajtur rol në shkatërrimin e natyrës apo të ketë shkaktuar dëme që i janë bërë mjedisit; e kundërta është e vërtetë. Dëmet kanë ardhur në radhë të parë nga fazat e zhvillimit që kanë qenë të lidhura me një horizont të mbyllur lidhur me shumë nga temat komplekse të fushës dhe patjetër kanë qenë të dyzuara nga kostoja e ndërtimit dhe çmimi”, tha Rama.

Rama është shprehur se nëse dikush gjen një vend në bregdetin shqiptar ku punonjësit në hoteleri paguhen më pak se në Greqi, atëherë ai do të rishikojë opinionin e tij lidhur me ndërtimin e resorteve që do të punësojnë punonjës të huaj me paga më të ulëta.

Ai shtoi se problemi qëndron tek ata që, sipas tij, nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj, duke pretenduar se ata vijnë në Shqipëri si “skllevër”.

“Nëse dikush më gjen një vend në bregdetin shqiptar, flas gjithmonë për investimet që janë bërë, nuk flas për situata gjysmëformale. Flas për hotelet, ku një punonjës mund të paguhet më pak se në Greqi. Atëherë unë do të detyrohem të rishikoj këtë opinion. Nuk ka asnjë vend në bregdetin shqiptar ku paga të jetë më e ulët se në Greqi apo Kroaci.

Problemi është që ata që nxisin racizëm ndaj punonjësve të huaj, duke thënë se vijnë këtu si skllevër, nuk duan të punojnë dhe të arrijnë një pagë si në Greqi dhe Kroaci. Kaq e thjeshtë është. Ose nuk janë fare në atë fushë, ose nuk kanë nevojë për punë; punojnë në Instagram dhe flasin për jetën e tyre modeste prej 20 mijë euro në muaj”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.