☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.39 ▼5.37%
ARI 4,566 ▲3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,252 ▲ +0.49% ETH $2,184 ▲ +1.27% XRP $1.4205 ▼ -0.01% SOL $92.3700 ▲ +1%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.39 ▼5.37 % ARI 4,566 ▲3.72 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.39 ▼5.37 % ARI 4,566 ▲3.72 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Investimet, ja si e shikojnë Shqipërinë fqinjët

Mundësitë që ofron Shqipëria për investitorët e huaj konsideriohen ende të pashfrytëzuara. Prezenca italiane edhe pse është e madhe, vlerësohet lidhet me një numër të kufizuar sektorësh.

Mirko Daidone, avokat i studios CMS Adonnino Ascoli & Cavasola Scamone në një intervistë për agjencinë e lajmeve AGP News bën një ilustrim sesi operojnë investimet italine në “vendin e shqiponjave”.

“Prezenca e sipërmarrësve italianë në Shqipëri është konkrete dhe reale, por për momentin realiteti sipërmarrës është i karakterit të mesëm dhe të vogël dhe nuk arrin dot të shërbejë si motori kryesor për ekonominë shqiptare. Shtete, si Turqia po japin një ndikim të më fortë. Sipërmarrjet italiane janë të përqendruara kryesisht në sektorë si ai i shërbimeve ( call center, arkitekturë, inxhinieri), restorant e fason.

Sipërmarrjet italiane shfrytëzojnë në Shqipëri sistemin e taksimit dhe koston e lirë të punës” thotë av.Daidone.

Sipas tij edhe pse numri i sipërmarrjeve italiane është në rritje nuk kanë peshë të madhe.

“Bujqësia dhe turizmi mund të kthehen në sektorë me interes. Disa shoqëri italiane janë prezent tashmë në sektorin e bujqësisë, ndërsa sipërmarrës të rinj kanë hapur aktivitete në turizëm, të tipit restorante, B&B, apo të ushqimit “finger food), ku konkurrohet me cilësinë dhe tiparet e shërbimit ‘made in Italy’’’, thotë avokati italian.

Sipas tij, projektet jashtë fushës së ushqimit dhe veshmbathjes po japin sinjale sesi mund të rritet cilësia. Ai sjell shembullin e ndikimit që po japin studiot arkitekturore italiane.

“Cilësia e shërbimit po bëhet gjithnjë e më shumë e rëndësishme, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik”.

Por, cili është parashikimi për të ardhmen e investimeve italiane? Avokati Daidone thotë se bujqësia, turizmi si dhe energjia (veçanërisht ai me erë ) duhet të thithin më tepër interes.

“Investitorët italianë duhet të vijnë me ide të qarta në Shqipëri, me kapital të mjaftueshëm. Shqipëria është një vend i maturuar që iu jep mundësi atyre që duan të kenë një aktivitet serioz dhe të planifikuar me saktësi. Nuk është më vendi i përpjekjeve por i projekteve konkrete dhe reale”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.