🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 15 May 2026
S&P 500 7,501 ▲0.77%
DOW 50,063 ▲0.75%
NASDAQ 26,635 ▲0.88%
NAFTA 102.73 ▲1.54%
ARI 4,573 ▼2.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $80,434 ▲ +0.85% ETH $2,246 ▼ -0.87% XRP $1.4619 ▲ +1.94% SOL $90.5800 ▼ -0.65%
S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 102.73 ▲1.54 % ARI 4,573 ▼2.4 % S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 102.73 ▲1.54 % ARI 4,573 ▼2.4 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Ekonomia

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Investime Lajmet Kryesore Nga Vendi

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Share Share Icon

Investimet publike nga fondet e huaja kanë shënuar një rënie të ndjeshme në tremujorin e parë si në raport me faktin e të njëjtës periudhe të vitit 2025 ashtu edhe me planin e periudhës.

Të dhënat e fundit nga Ministria e Financave tregojnë se vlera faktike e investimeve nga financimi i huaj për tremujorin e parë të vitit 2026 ishte 2.7 miliardë lekë me rënie 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur investimet kapnin shifrën e 4,027 milionë lekëve dhe 38 për qind më pak se plani i periudhës.

Kjo ecuri sugjeron barriera në thithjen e fondeve të miratuara tashmë ose vonesa në implementimin e projekteve të nisura. Ky trend u pa edhe në treguesit e borxhit publik kur kreditë e nënshkruara të pa- tërhequra shënuan një rekord prej 2 miliardë eurosh në tremujorin e parë 2026. Nga kjo shumë 500 milionë euro janë hua dhe grande nga fondi i Rritjes së BE për Shqipërinë.

Rekordi, 2 miliardë euro kredi të patërhequra, nuk përdoren fondet e BE-së

Tremujorët e parë të 2026 dhe 2024 shënojnë vlerat më të ulëta të investimeve të huaja nga fondet publike që nga viti 2015.

Për të siguruar disbursimin e plotë të fondeve gjatë vitit 2026 dhe për të shmangur djegien e rreth 68 milionë eurove në qershor nga plani I rritjes së Be-së, Shqipëria duhet të përmbushë një sërë etapash kyçe të përfshira në Agjendën Kombëtare të Reformave. Këto reforma janë të ndara në disa shtylla kryesore që prekin si themelet e shtetit, ashtu edhe rritjen ekonomike.

Sundimi i Ligjit mbetet shtylla më kritike, ku kërkohet progres i matshëm në reformën në drejtësi, veçanërisht në uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata dhe forcimin e pavarësisë së institucioneve të reja të drejtësisë.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku Brukseli kërkon rezultate konkrete në sekuestrimin e pasurive të paligjshme dhe dënime të formës së prerë për zyrtarët e lartë. Gjithashtu, plotësimi i kornizës ligjore për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe lirisë së medias është kusht i panegociueshëm.

Për të nxitur rritjen ekonomike, Shqipëria duhet të përmirësojë ndjeshëm mjedisin e të bërit biznes. Kjo përfshin thjeshtimin e mëtejshëm të licencave dhe lejeve përmes digjitalizimit, si dhe rritjen e transparencës në prokurimet publike. Një reformë specifike lidhet me reduktimin e informalitetit në ekonomi dhe përmirësimin e administrimit fiskal, duke synuar një konkurrencë më të ndershme në treg.

Gjithashtu në kudër të integrimit ën BE Shqipëria duhet të zbatojë masa që lidhin programet arsimore me nevojat reale të industrisë, si dhe të forcojë skemat e mbrojtjes sociale.

Zbatimi i këtyre reformave monitorohet përmes një sistemi nga Komisioni Europian, ku çdo vonesë në hapat sasiorë përkthehet në bllokim të kësteve financiare./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

Burimi: Ministria e Financave

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply Cancel reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.