☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.85 ▲0.09%
ARI 4,015 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,534 ▼ -1.13% ETH $2,300 ▼ -1.36% XRP $1.2920 ▲ +0.19% SOL $99.3100 ▼ -2.16%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Nis nga 1 korriku dhënia e kredive të buta për biznesin

Nga 1 korriku, të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme që duan të marrin kredi për të rritur sipërmarrjet e tyre mund të aplikojnë pranë bankave të nivelit të dytë. Ministrja për Sipërmarrjen shpjegon kushtet që ofrohen për kreditimin, bazuar në programin “Dyfisho ndërmarrjen tënde”.

“Bizneset do të financohen me normë interesi nga 2 deri në 3 përqind. Bizneset të informohen mbi potencialet që kanë programet, që të rrisim produktivitetin, që të rrisim eksportet dhe me qëllim aksesi në tregun europian. Qeveria do të vijojë të mbështesë bizneset”.

Një tjetër institucion i ri bankar, Banka Shqiptare e Zhvillimit, do të ndihmojë për kreditimin e ndërmarrjeve të mesme, por edhe sektorë si bujqësia, agro-përpunimi, banesat sociale dhe projektet që lidhen me eficiencën e energjisë.

“Ky institucion financiar do të ketë një potencial për të financuar kompanitë. Koncepti i bankës është që të financojë sektorët e nënfinancuar, si dhe të mbështesë projektet strategjike të qeverisë shqiptare”.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar edhe një program i ri që parashikon rikualifikimin e disa godinave qeveritare.

“Programi Hospitality Albania është program që parashikon menaxhimin e strukturave qeveritare në Vlorë dhe në Velipojë. Qëllimi i programit është që asetet shtetërore të rikualifikohen dhe të shfrytëzohen me qëllim fitimi, në bashkëpunim me privatin. Prona shtetërore në asnjë rast nuk i transferohet privatit”.

Tv Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.