Parlamentare

Investimet strategjike-Peleshi:Ligji heq hallkat burokratike për investitorët

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha të enjten në parlament se ligji i ri “Për investimet strategjike” synon heqjen e hallkave burokratike për investitorët në Shqipëri, sidomos ata të huaj.

“Ky ligj i shpall investitorët strategjikë si shumë të rëndësishëm. Ne jemi në drejtimin e duhur, sa më shumë investime, aq më shumë fronte pune. Me këtë ligj shpallim heqjen e hallkave burokratike dhe strapacimin e investitorëve të huaj, që u është dashur deri dje të trokasin në dhjetra dyer për të plotësuar dokumentacionin gjigand, prapa të cilit fshihej taksa e korrupsionit”, u shpreh zv/kryeministri sot në parlament.
Ligji i ri, shtoi ai, jo vetëm eleminon burokracinë, por i jep një siguri të fortë juridike investimeve të huaja.
Ai pranoi se nisma ligjore e qeverisë nuk e zgjidh me çelës magjik përpjekjen për çështjen e investimeve, por tha Peleshi ajo është vetëm një nga tre ligjet e paketës, krahas pr/ligjit “Për turizmin” dhe atij “Për partneritetin publik e privat”, me të cilat bëhet një kuadër i plotë ligjor që i kundërvihet burokracisë dhe korrupsionit.
“Arsyeja kryesore se pse kanë munguar deri dje investitorët strategjikë nuk është taksa e sheshtë apo ajo progresive. Po t’i referohemi raporteve të partnerëve tanë ndërkombëtarë arësyet pse Shqipëria deri para pak kohësh ishte e renditur aq keq për investimet lidhet me nivelin e burokracisë. Dhe vështirësitë kanë qënë që nga marrja e lidhjes me energjinë, leja e ndërtimit dhe një sistem i komplikuar i taksave”, u shpreh Peleshi.
Në kuadër të debatit për ligjin e ri të ‘investimeve strategjike’, zv/kryeministri preku dhe çështjen e kthimit të pronave, për të cilën u shpreh se ‘qeveria, në bashkëpunim me Këshillin e Europës, është në përfundim të hartimit të një legjislacioni shterues’.
“Kjo do t’i japë fund zvarritjes që është bërë me pronat, e cila nuk është vetëm një çështje e së drejtës me ish-pronarët, por ajo ka një impakt të drejtpërdrejtë dhe në ekonomi, pasi kjo është një nga faktorët që ka mbajtur larg deri dje investitorët e huaj”, tha Peleshi. Zgjidhja e këtij problemi brenda gjashtë muajve të ardhshëme do të jetë një ogur pozitiv për investimet, shtoi ai.
Në fund të fjalë së tij sot në Kuvend, zv/kryeministri iu përgjigj dhe akuzave të opozitës se kulla që po  ndërtohet në qendër të qytetit të Korçës kushton rreth dy milion euro. “Në fakt kjo kullë kushton vetëm 20 milion lekë, aq sa kushton një tendë e Çiljetës në koncertet e saj”, tha Peleshi.

Projektligji “Për investimet strategjike” synon përshpejtimin dhe zgjerimin e gamës së investimeve vendase ose të huaja në Shqipëri. Sipas propozimit të Keshillit te Ministrave ‘strategjike’ do të cilësohen investimet në sektorët kryesorë të ekonomisë, që kapin vlerën nga 1 milion deri në 100 milion euro, në varësi të sektorit ku investohet. Projektligji përcakton gjithashtu, krijimin e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, që do të vihen në dispozicion të projekteve.

Pr/ligji, nxirren ne shfrytezim tre zona te lira ekonomike 

Me heret, parlamenti mori ne shqyrtim disa ndryshime në ligjin “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”. Nisma e qeverisë parashikon nxjerrjen për shfrytëzim të tre zonave të lira ekonomike ndaj sipërmarrjes private, që ndodhen në Durrës, Koplik dhe Vlorë. Projektligji percakton qe tenderi tper kete qellim të zhvillohet brenda dy muajve, ndërsa kompania fituese për ndërtimin e tyre do të shpallet gjatë muajit tetor.

Zonat e lira ekonomike parashikojnë lehtësira fiskale për të gjithë investitorët që do të bëhen pjesë, mes të cilave përgjysmim të takës së tatim-fitimit për pesë vitet e para nga fillimi i veprimtarisë së tyre në zonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button