Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 06 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $60,560 ▼ -0.49% ETH $1,552 ▼ -2.61% XRP $1.0933 ▼ -1.07% SOL $61.8300 ▼ -4.8%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
06 Jun 2026
Breaking
Politika

Investitorë për projektin e Zvërnecit, Rama ndan frytin e punës së dy vëllezërve Alkhayatt

Përgjatë debateve të shumta lidhur me ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga një ishull i famshëm në Katar, i cili mban autorësinë e dy vëllezërve Alkhayatt.

Dy sipërmarrësit e njohur, të cilët janë njëkohësisht investitorët pretendentë për projektin e Zvërnecit, administrojnë këtë destinacion prestigjioz të Lindjes së Mesme përmes brandit botëror “Anantara”.

Përmes këtij shembulli, Rama ka hedhur poshtë zërat kritikë, duke theksuar se një kompani e këtyre përmasave nuk vjen në Shqipëri për të dëmtuar reputacionin e vet.

“Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjoz Anantara. E dini kush e ka zhvilluar? Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Poëer Holding,  blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit!  Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Poëer Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë sqaroi se konglomerati i tyre, “Power International Holding”, operon në 25 vende të botës, ka mbi 65 mijë të punësuar dhe zotëron një portofol prej rreth 40 miliardë dollarësh. Ai siguroi se pengesat dhe skeptikët nuk do ta ndalin dot rrugëtimin e Shqipërisë drejt një zhvillimi europian dhe turistik.

“Power International Holding është një konglomerat nga Katari me më shumë se 400 kompani, të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë, me një portofol të vlerësuar afërsisht 40 miliardë dollarë. Ka më shumë se 65 mijë të punësuar dhe operon në 25 vende të botës”, ka shkruar Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.