U fut përmes Lanës për t’i shpëtuar protestuesve, reagon Klevis Balliu: Ishte skemë e Operacionales!
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka folur në emisionin “Top Story” për situatën e krijuar gjatë protestës dhe videon e regjistruar pranë lumit të Lanës.
Balliu akuzoi Policinë e Shtetit për dhunë ndaj studentëve dhe të miturve, ndërsa pretendoi se persona civilë, të cilët sipas tij ishin pjesë e Operacionales, kishin organizuar një skemë për ta larguar atë nga protesta.
“Rreth orës 17:00 sot, unë kam bërë një deklaratë në lidhje me Policinë e Shtetit, ose Policinë e Pushtetit, dhe për këtë bëra edhe një reagim tani së fundmi. Duhet të jemi të qartë. Deklaratat e PD-së gjatë gjithë kësaj kohe, pa diskutim që jo vetëm që janë faktuar për Policinë e Shtetit dhe po duket produkti i policisë, ndërkohë dhunojnë studentët. I bien me shkelma kokës, me shkopinj gome dhe dhunohen brenda komisariateve fëmijë nga 14-15 vjeç.
Në lidhje me gjithë këto, unë i kam kthyer përgjigje zëdhënësit të narko-policisë, i cili kishte dalë aty për të justifikuar krimet e Policisë së Shtetit dhe për të nxjerrë kriminelë studentët.
Patjetër, policia në protesta të tilla, që nuk janë partiake, por qytetare, në të cilat ka fenomene dhe segmente të ndryshme pro opozitës ose një partie tjetër, por këto segmente nuk kanë bërë kurrë tentativa për përplasje mes njëra-tjetrës.
Sot, persona që ne po i identifikojmë, që janë të Operacionales, të cilët ndodheshin aty në protestë, iniciuan një skemë, në bashkëpunim me pseudo-opozitat e qorrave, të cilët dhe ata do të mbajnë përgjegjësi.
Isha te bulevardi. Në atë moment u afruan disa persona, që ne i identifikuam që në fillim, sepse po mundoheshin ta mbronin policinë. Këta persona që ne i identifikuam që në fillim, u afruan nëpërmjet disa fëmijëve, duke bërë lëvizje me gurë, sikur po godisnin. Skemë tipike e Operacionales në Shqipëri.
Janë civilë që futen në protestë. Iniciuan një skemë, të mbështetur nga segmentet e qorrave që janë 24/24 në shërbim të Qeverisë, për të më larguar nga protesta. Edhe ne kishim mbështetësit tanë atje. Nuk më kanë goditur. Kanë goditur dy qytetarë, opozitarë. Nuk mund të them që janë të një strukture ose një tjetre. Janë këta individë dhe nuk kanë asnjë lidhje me studentët. Këto skema kanë për qëllim që të zhvendosin vëmendjen.
Taulanti të shohë vetë me Adi Hilën, të shohë videot e motrës së vet. Ajo që mund të them unë është kjo: në të gjitha rastet nuk kanë qenë tentativa që të bëjnë pis studentët. Çdo qytetar që është aty, janë qytetarë të lirë”, u shpreh Balliu.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.