Teknologji

iPhone 7, më i hollë se 6-a

Telefoni i ardhshëm iPhone i gjigantit teknologjik Apple do të jetë i hollë aq sa edhe pajisja tjetër e kësaj kompanie, iPod Touch.

Faqet e specializuara teknologjike raportuan se iPhone 7 do të jetë 1 milimetër më i hollë se paraardhësi i tij, iPhone 6S. Ky telefon pritet të dalë në shitje në muajin shtator të këtij viti.

iPhone i parë i Apple që u prezantua në vitin 2007 ishte 12.3 mm i hollë, krahasuar me atë aktual, iPhone 6 i cili është 6.9 mm më i hollë.

Megjithatë, pajisjet shumë të holla mund të jenë lehtë të thyeshme dhe iPhone 6 Plus, për shembull, u kritikua se harkohej në xhepin e përdoruesit për shkak se ishte shumë i hollë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button