☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 109.96 ▼1.42%
ARI 4,690 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,125 ▲ +3.46% ETH $2,136 ▲ +4.84% XRP $1.3445 ▲ +3.59% SOL $81.8200 ▲ +2.79%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.96 ▼1.42 % ARI 4,690 ▲0.22 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.96 ▼1.42 % ARI 4,690 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Irak, ushtria përgatitet për “goditjen fatale” ndaj ISIS në Falluxha

Ushtria irakene ka nisur atë që konsiderohet si faza e fundit e operacionit për të rimarrë qytetin e Falluxhas, një prej bastioneve të të ashtuquajturit Shtet Islamik. Ofensiva e fundit vjen vetëm një javë pasi qeveria nisi përpjekjet për shtënë nën kontroll qytetin e mbajtur prej xhihadistëve që prej vitit 2014.

Në Falluxha përllogariten të jenë bllokuar rreth 50 mijë civilë, teksa vetëm pak qindra vetë apo familje kanë mundur të zhvendosen prej andej. Sipas Kombeve të Bashkuara, ka raportime që flasin për njerëz që po vdesin nga uria atje, apo edhe raste të tilla të vrasjes së tyre vetëm se kanë refuzuar të luftojnë përkrah ISIS-it.

Forcat ushtarake, përfshi edhe anëtarë të një njësie të specializuar antiterrorizmi, po përpiqen të hyjnë në qytet nga disa fronte njëherësh, thuhet në deklaratën zyrtare të ushtrisë irakene. Por, ata janë duke hasur pengesa, të formave vetëvrasje kamikaze apo me autobomba, të cilat përdoren gjatë rezistencës së tyre nga luftëtarët xhihadistë.

Udhëheqës ushtarakë, ndërkohë, kanë bërë të ditur se me të gjitha gjasat do të ketë një ndërprerje të luftimeve përpara se të nisë mësymja e qendrës së qytetit, në mënyrë që të lejojnë sa më shumë civilë të munden të largohen prej andej.

Falluxha ra nën kontrollin e ISIS-it në janar të vitit 2014, në atë që përbënte atë një moment kyç në rritjen e Shtetit Islamik, kohë kur edhe deklaruan kalifatin në territoret e pushtuara në Irak dhe Siri. Së bashku me Mosulin, përbëjnë dy prej qyteteve më të mëdha të gjendura nën kontrollin e ISIS aktualisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.