☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.55 ▲0.69%
ARI 4,782 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,789 ▲ +0.96% ETH $2,190 ▲ +0.07% XRP $1.3442 ▲ +0.16% SOL $83.2800 ▲ +0.87%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.55 ▲0.69 % ARI 4,782 ▼0.75 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.55 ▲0.69 % ARI 4,782 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Iraku i përgjigjet Trumpit, ndalon hyrjen e qytetarëve amerikanë në vend

Vendimi është marrë në përgjigje të masave të emigracionit  të vendosura nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që ndalojnë hyrjen në SHBA të qytetarëve të shtatë vendeve me popullsi me shumicë myslimane, ku përfshihet edhe Iraku.

“Iraku është në vijën e frontit në luftën kundër terrorizmit dhe është e padrejtë që irakianët të trajtohen në këtë mënyrë”, thanë parlamentarët e vendit arab në lidhje me masën e re të Uashingtonit.

“Masa e reciprocitetit” e marrë nga Bagdadi kufizon lëshimin e vizave për 90 ditë për amerikanët që kërkojnë të vizitojnë vendin arab.

Mes masave për të reduktuar rrjedhjen e emigrantëve dhe refugjatëve, të dekretuar nga Trump përcakohet se:

Që nga e premtja dhe gjatë 120 ditëve të ardhshme pezullohet programi i pranimit të gjithë refugjatëve.

Hyrja e refugjatëve sirianë pezullohet për kohë të pacaktuar;

Pezullohet për 90 ditë ardhja e emigrantëve nga shtatë vende me shumicë myslimane: Irak, Siri, Iran, Sudan, Libi, Somali dhe Jemen.

Pas kësaj kohe, numri i emigrantëve të pritur do të reduktohet në 50.000 gjatë vitit 2017 (në vend të 110,000 që vendosi të pranojë Barack Obama).

Do të kenë prioritet refugjatët e pakicave fetare të persekutuara në vendet myslimane, veçanërisht të krishterët sirianë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.