☁️
Tiranë 9°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.81 ▲2.47%
ARI 5,031 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $75,238 ▲ +3.51% ETH $2,349 ▲ +7.82% XRP $1.5707 ▲ +8.87% SOL $95.2100 ▲ +3.47%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.81 ▲2.47 % ARI 5,031 ▲0.57 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.81 ▲2.47 % ARI 5,031 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Sporti

Irani bën “lëmsh” FIFA-n, tërhiqet nga Botërori, por jo zyrtarisht

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës 2026 mbetet e pasigurt për shkak të tensioneve politike dhe të sigurisë, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë tërheqje zyrtare nga gara.

Këtë e ka konfirmuar Asian Football Confederation, duke theksuar se federata iraniane nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për t’u tërhequr nga turneu. Debati për pjesëmarrjen e Iranit u rindez pas deklaratave të ministrit të sportit, Ahmad Donjamali, i cili një javë më parë u shpreh se “nuk ekzistojnë kushtet për të marrë pjesë” në këtë kompeticion. Edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte shprehur dyshime lidhur me sigurinë e skuadrës në prag të turneut.

Megjithatë, sekretari i përgjithshëm i AFC-së, Windsor John, deklaroi se aktualisht pjesëmarrja e Iranit mbetet e konfirmuar. “Është një moment shumë delikat. Vendimi përfundimtar i takon federatës së tyre, por deri tani ata kanë konfirmuar praninë në Botëror. Ne shpresojmë që problemet të zgjidhen dhe që ata të marrin pjesë”, u shpreh ai.

Nëse Irani do të jetë pjesë e turneut që nis më 11 qershor në Shtetet e Bashkuara, ai do të luajë ndeshjet e grupit G në Los Angeles dhe Seattle, përballë Belgjikës, Egjiptit dhe Zelandës së Re.

Ndërkohë, situata është edhe më e ndërlikuar për kombëtaren femërore iraniane. Disa lojtare që kishin kërkuar azil politik në Australi pas protestave kundër regjimit janë rikthyer në Iran, ndërsa vetëm dy prej tyre kanë mbetur në Australi, ku stërviten me ekipin femëror të Brisbane Roar.

Konflikti në Lindjen e Mesme ka ndikuar edhe në evente të tjera sportive ndërkombëtare. Për shembull, ndeshja ‘Finalissima’ mes Spanjës dhe Argjentinës, e planifikuar më 27 mars, në Katar, është anuluar për shkak të situatës së sigurisë. Edhe disa gara ndërkombëtare të motorsportit në Katar janë shtyrë deri në muajin nëntor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.