Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $61,518 ▲ +0.65% ETH $1,593 ▲ +0.52% XRP $1.1213 ▲ +1.73% SOL $63.5400 ▼ -0.53%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Kosova

Kosova gati për zgjedhjet

Nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë materialin zgjedhor në Qendrat komunale të numërimit për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen të dielën në vend.

Këto pako që përfshijnë fletëvotimet, listat përfundimtare të votuesve dhe vulat deri mëngjesin e së dielës do të ruhen nga ekipet policore.

Sipas vendimit të KQZ-së, për këto zgjedhje janë shtypur gjithsej 1 milion e 778 mijë e 300 fletëvotime. Prej tyre, 1 milion e 605 mijë janë të destinuara për votimin në vendvotimet e rregullta, 19 mijë e 450 për votimin me kusht, 13 mijë e 500 fletëvotime rezervë, si dhe 3 mijë e 500 për votimin e personave me nevoja të veçanta.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor është: 2,092,174 votues. Kjo listë përmban 15,884 votues më shumë se në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat u mbajtën më 28 dhjetor të vitit të shkuar.

Ndërkohë kur kanë mbetur edhe pak orë deri në nisjen e procesit të votimit, nga Komisioni Qendror I Zgjedhjeve kanë thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura.

“Pas një procesi përgatitor 37 ditor, komisioni qendror i zgjedhjeve ka kryer përgatitjet e nevojshme për zhvillimin e procesit të votimit në ditën e zgjedhjeve më 7 qershor i cili do të mbahet në republikën e Kosovës, materialet zgjedhore në mesin e tyre edhe fletëvotimet tashmë janë dërguar në Qendrat Komunale të Numërimit, në 38 sosh, pra në një për çdo komunë dhe prej aty të dielën në mëngjes do të shpërndahen në Qendrat e Votimit ku në orën 07:00 të mëngjesit do të hapen për të pritur votuesit”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Sipas Elezit, përveç përgatitjeve me fletëvotimet, KQZ është përgatitur edhe për pjesën teknike sa I përket rezultateve për procesin e votimit, në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar.

“Prej disa procesesh zgjedhore KQZ ka arritur të ndërtojë platformën elektronike përmes së cilës janë shfaqur pa ndonjë pengesë të madhe rezultatet preliminare të cilat kanë ardhur nga vendvotimet, po flasim për zgjedhjet në pjesën e dytë të vitit 2025 që janë organizuar nga KQZ. KQZ ka angazhuar rreth 900 zyrtarë të cilët gjatë ditës së zgjedhjeve do të mbulojnë qendrat e votimit prej nga do të transmetojnë të dhëna që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje si dhe me rezultatet preliminare për subjektet politike pas numërimit të fletëvotimeve në vendvotime”, ka shtuar Elezi.

E për të garantuar integritetin e zgjedhjeve të 7 qershorit, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se ka angazhuar mbi 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të mbikëqyrin procesin në të gjithë vendin deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Prokurori i Shtetit me këtë rast ka bërë thirrje qytetarëve, subjekteve politike dhe organizatave që të raportojnë çdo dyshim për keqpërdorim ose manipulim të votës.

Pos Prokurorisë, përgatitjet për nesër i ka bërë edhe Policia e Kosovës e cila ka hartuar urdhrin operativ dhe ka bërë të gjitha planifikimet lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës.

Përmes urdhrit operativ, Policia ka treguar se parashihen të angazhohen një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë, përfshirë pajisjet e nevojshme logjistike, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Policia ka theksuar se synon krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët si dhe mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, ngritjen e vigjilencës, sigurimin e qendrave të votimit, depove komunale dhe Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.