Irani paralajmëron SHBA-në për rrezikun e ofensivës tokësore, ndërsa trupat amerikane grumbullohen në rajon
Irani paralajmëroi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rrezikun e nisjes së ofensives tokësore, ndërsa Uashingtoni ka grumbulluar një numër gjithnjë e në rritje trupash në rajon pas raportimeve për një pushtim të planifikuar.
“Mos dyshoni për asnjë moment në vendosmërinë e ushtarëve tanë”, paralajmëroi kryetari i Parlamentit iranian, Mohammed Bagher Ghalibaf.
“Irani është i sigurt se mund ta ndëshkojë SHBA-në dhe ta bëjë të pendohet në mënyrë që të mos guxojë më të sulmojë vendin”, tha ai.
Ai gjithashtu shprehu skepticizëm në lidhje me përpjekjet për ndërmjetësim.
“SHBA-ja mund të kETë sinjalizuar një gatishmëri për të negociuar, por po planifikon në fshehtësi një ofensivë tokësore”, tha Ghalibaf.
“Forcat e Iranit po presin që ushtarët amerikanë të hyjnë në terren në mënyrë që të mund të qëllojnë ndaj tyre, tha kryetari i parlamentit iranian.
Deklarata e tij vjen pas njoftimit të SHBA-së se rreth 3 500 trupa ushtarake kanë mbërritur në rajon me anijen luftarake “USS Tripoli”.
“Pentagoni po përgatitet për javë të tëra operacionesh tokësore në Iran, megjithëse nuk është e qartë nëse presidenti Donald Trump do t’i miratojë ato”, raporton “The Washington Post”.
Sekretari amerikan i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio tha të premten se SHBA-ja mund të arrinte qëllimet e saj në Iran “pa asnjë trupë tokësore”.
Ndërkohë, sulmet kanë vazhduar në të gjithë Lindjen e Mesme, ndërsa Izraeli tha se ka shënjestruar qendrat e përkohshme të komandës në Teheran.
Infrastruktura kryesore në vendet e Gjirit është nën sulm. Kompania shtetërore “Emirates Global Aluminium” njoftoi se objekti i saj kryesor në Abu Dabi ishte dëmtuar rëndë.
Agjencia Evropiane e Sigurisë Detare (EMSA) ka paralajmëruar anijet të shmangin ujërat territoriale të Jemenit, pasi Houthët – e mbështetur nga Irani – mund të sulmojnë – pas sulmit të tyre të parë me raketa ndaj Izraelit dje. //a.i/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.