Ekonomia

IRN dhe MEI organizojnë në Tiranë, Samitin “Albania Oil, Gas & Energy 2015”

Rrjeti i Kërkimeve Ndërkombëtare, (IRN International) dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë, do të zhvillojnë javën që vjen në Tiranë, Samitin “Albania Oil, Gas & Energy 2015”, pjesë e te cilit do të jenë kompani prestigjoze nga më të njohurat në botë, në fushën e naftës dhe gazit.

TAPNdërsa temat kryesore të këtij Samiti, që do të zhvillohet në ambjentet e Hotel Sheraton, do të jetë një analizë e përgjithshme e sektorit të gazit dhe energjisë shqiptare dhe zhvillimet e pritshme të prespektivës. Vend të rëndësishëm do të marrë diskutimi i licencimeve të reja për kërkime nafte në det të hapur, historia interesante e naftës dhe gazit në Shqipëri, përditësime ekskluzive në fushën Patos Marinzë, zhvillimi i infrastrukturës së gazit në Shqipëri në Master Planin “Gazi 2015″ si dhe iniciativat fiskale dhe investuese për Sektorin e Energjisë.

Ekspertët vlerësojnë tregun e Gazit në Shqipëri si një treg dinamik dhe me plot mundësi eksplorimi. Samiti në Shqipëria merr vëmendjen e diskutimeve rajonale në një forum të fokusuar vetëm për Shqipërinë, për të sjellë të rejat ekskluzive mbi zhvillimet e mëdha brenda sektorit energjetik të Shqipërisë, duke mbledhur të gjitha palët bashkë, investitorë e përfaqësues të qeverisë për të diskutuar mbi prespektivat e këtij sektori.

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) konsiderohet si katalizatori më i rëndësishëm i zhvillimit në rajon, që do të përbëjë temë të veçantë të këtij Samiti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button