Kronika

Ish-kreu i KQZ: Ju tregoj çfarë ndodh nëse PD djeg mandatet

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume ka shpjeguar se çfarë pritet të ndodhë nëse PD djeg mandatet. Ai tha se nuk ka asnjë ngërç ligjor që e pengon heqjen dorë nga mandatit dhe nëse ndodh Kuvendi i Shqipërisë njofton KQZ për plotësimin e vakancave.

Duke qenë se nuk mënyra si plotësohen vakancat në këtë rast nuk është e parashikuar në kodin zgjedhor, mund të përdoret si përcaktim rasti kur një deputet i pavarur dorëhiqet, çka do të thotë se mandatet i shkojnë Partisë Socialiste.

“Djegia e mandateve është veprim ekuivalent me atë të dorëheqjes nga një mandat i caktuar. Pra, është një veprim që nuk ka asnjë ngërç ligjor para se të realizohet. Në qoftë se realizohet një ngërç i tillë do të thotë që në Kuvendin e Shqipërisë krijohen vakancat dhe për pasojë Kuvendi i Shqipërisë duhet të njoftojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të plotësuar vakancat. Mënyra se si plotësohen vakancat në këtë rast nuk është e shprehur direkt në kodin zgjedhor por për analogji mund të përdoret rasti kur parashikohet në ligj vakanca e krijuar nga një deputet i zgjedhur si i pavarur. Që do të thotë, në qoftë se KQZ do të thërrasë kandidatët e PD-së në listë dhe asnjë prej tyre nuk do të pranojë që të marrë mandatin, ky institucion duhet t’ia ofrojë mandatin pastaj subjektit zgjedhor me herësin më të madh që ka”, tha Kume.

Ai theksoi se e gjitha është një teknikë legjislative dhe që problemi me të cilin jemi duke u ndeshur nuk duhet të trajtohet në këtë aspekt por për efektin që ai sjell në jetën politike dhe në qeverisjen e gjithë vendit.

“Ne jemi një shoqëri që kemi pranuar të qeverisemi sipas parimit të përfaqësimit, nëpërmjet zgjedhjes së deputetëve dhe krijimit në këtë mënyrë të maxhorancës dhe opozitës. Duhet të jenë të dyja këto së bashku që të mund të mirë qeverisemi. Në qoftë se opozita largohet do të thotë që mundësitë, kushtet për t’u mirë qeverisur zvogëlohen. Zvogëlohen deri në minimume”, u shpreh ai.

Sipas Kumes, Kuvendi i Shqipërisë mund të funksionojë me këtë përbërje që ai ka, pasi maxhoranca i ka numrat për të hapur punimet në Kuvend seancën, për të marrë vendime, jo vendime me shumicë të cilësuar por gjithçka që mund të bëhet në raste të tilla nuk është ajo që kërkohet të bëhet në një shoqëri që duhet dhe që qeveriset sipas parimit që përmendi.

“Gjë që do të thotë që një vendim i tillë i PD duhet të bëjë që maxhoranca të reflektojë dhe të kërkojë të gjejë zgjidhje për ta zhbërë këtë situatë ngërçi të pritshme që mund të krijohet. Në parlament mund të hyjnë nga vakanca nga lista e atyre subjekteve që kanë qenë në garë në procesin zgjedhor të kaluar dhe që sipas llogarive që bëhen ka herësin më të madh të mbetur”, deklaroi ish-kreu i KQZ.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button